Hasta la vista-Vaso Papaj


Vaso Papaj

(Me Petro Markon në Dhërmi)

U ngjita shkallëve të gurta me diellin në kurriz

Dhe peshë e tij, s’më mundi atë pasdite.

Të të jepja dorën doja, të të nxirrja prej mërzisë,

Po befas ndjeva që mërzinë padashje ti ma ngjite.

E doja një buzëqeshje tek buza të të kish mbetur,

Por tek shëtisja bronzit, m’u mekën sytë mbi gishta.

Me ta po mbroje librat nga tramundanë e çmendur,

Ndaj thirra sinqerisht të tuat fjalë “Hasta la vista”.

Vështrimi yt të shpinte poshtë, nga toka mëmë.

Mos një lëndim nga thellësitë?Kushtrim nga Fishta?…

Atëherë mbi bronz shëtita shkumësin gërmë për gërmë

Dhe si premtim të lashë ato tri fjalë “Hasta la vista”.