Kurrë nuk vdesin të till heronj.
E dhanë gjakun, për vatan.
Janë ata që sollën liri.
Shihni mbrëmjeve lart nga qielli.
Fort do yje, kan me u shndrit.
Jan legjendarët e historisë.
Për t’mos vdekur ,lart janë ngjit.!
Shiheni atë bust trimi.
Që e keni ,aty përballë.
N’ballë t’shkrume ka lavdinë.
Është Ademi ,krejt i gjallë.!
Trimat lindin e nuk vdesin.
Ata bashkë, me ne jetojn.
Aty ku u ka ra gjaku .
Bari rrin ,gjithmonë i njom.!
Bash n’ato malet kreshnike.
A i shifni ,atje nalt.
Njikto trima si petrita.
Me barot, i dogjën shkjat.!
Shifni kodrat andej para.
Është bërë luftë e derdh shum gjak.
Sy pa trembunit si luan .
Serb ziut, i morrën hak.!
Janë heronj shqiptarie.
Me u kënduar, këngë trimnie.
Të ushtoj e t’bëhet jehonë.
Për Adem ,Agim e Antigonë……!!
Shqipja del n’male t’Kosovës.
E mbi shkrepa ,t’larta thërrret :
Qysh po thot me gjith atë zë.?
– Heronjt lindin s’kan te vdek…!!