Çast…!Ylli Lalo


ÇAST…!

…dhe ndërsa hyj thell në botën e Njeriut,

në universin e pafund të tij,

e ndërsa përplasem,

rrokullisem,

kokolepsem në errësirëdritën pakufij,

e ndërsa shoh

se EDHE ATY

NË QËNDËR QËNDRONË ATOMI,

dhe ELEKTRONET sërish aty FRYMËMARIN

me ec e jake të tyre

NËPËR ORBITAT e TIJ,

…atëherë lodhem,

kapitem,

dorëzohem,

ndal “vrapimin”,

më shteret i tërë mendimi,

prej turpit i vidhem kohës së humbur

dhe gurin e rëndë të Sizifit

e lë të rrokulliset drejtë fundit!