Heshtja-Murtez Asllani


Murtez Asllani

HESHTJA

E mirë është heshtja

kur është me vend,

por mos hesht

për secilin send.

Në heshtje rrihet,

kur është nevoja,

por jo për çdo punë

të mbyllet goja.

Bëhu i urtë

dhe pak duro,

për asgjë

mos u frikëso.

Mos rri në heshtje

kur ka padrejtësi,

fol e diskuto

sikur njeri.

Mendjemadhësia

dhe fjala pa vend

e shëmton njeriun

e bën pa vlerë.

Hesht o njeri

por jo për çdo gjë,!

Bëhu trim dhe burrë

dhe ngrite atë zë.