Më nuk të pres-Suzana Rama


Suzana Rama

Të thashë të dua me shpirt,

buzqeshe, syri të mori dritë,

fjalët i merr era the atë ditë,

do të mendohem ndaj prit.

Të thashë të dua me guxim,

je kroi i freskët që më flladit,

përgjigjen e pres me padurim,

s’më ngroh fare fjala jote prit.

Të thashë të dua, e them sërish,

mendo për mua, gjumi m’u prish,

më more qetësinë se më grish,

mbushe mëndjen, pres t’më vish.

Të thashë të dua, do ta mbaj fjalën,

po nuk erdhe, do të vij besa – besë,

dil moj sa të shoh pakëz në shkallë,

se jam djalë i ri e dot më nuk pres.