Heshtja në jetë,shumë herë më ka ndihmuar
që të jem i përmbajtur,të jem dhe i qetë
më ka mbajtur larg,nga Njerëzit e djallëzuar
s’më ka futur në telashe,asnjëherë në jetë.
Ndoshta heshtja,nuk është”arma”më e mirë
që Njeriu duhet të përdori,në nevojë,apo ne hall
por në castet më delikate,më duket më e arrirë
sepse për momentin Njeriu,kthehet në një -Djall-.
Por jo gjithëmonë duhet të heshtim,të mbyllim gojën
për njerëzit që në kurriz,të na hipin shpesh mundohen
këtyre Njerëzve duhet t’ua nxjerrim,plotësisht bojën
që të mos kenë mundësi,që me -heshtjen-tonë të mbrohen.
