Humaniteti i sllatinasëve, ndaj të shpërngulurëve nga dhuna serbe, gjatë luftës në Kosovë-Sami Arifi


Shkruan: Sami ARIFI

Nuk njeh historia refugjat të qytetarëve në atdheun e tyre, këtë e bëri makineria vrastare serbe në Kosovë ndaj shqiptarëve. Serbia përmes dhunës, gjenocidit e masakrave ndaj shqiptarëve në gra, fëmijë, pleqë e ndaj të smuarëve, bëri me cirkun e saj, përveç të shpërngulurëve jashtë Kosovës, shqiptarët të shpërngulën me dhunë dhe të bartën nëpër Kosovë nga një fshatë në fshatin tjetërin për t’iu marrë më lehtë, dhe përmes traumave mbi popullatën, plaqkitnin pasurinë e tyre nëpër shtëpitë e tyre, po edhe gjatë bartjes nga një fshat në tjetrin, duke i vrarë gjatë rrugëtimit, ju merrënin gjësendet, parat që kishin me vehte…
Banorët e Sllatinës së Epërme, në ato ditë katrahure, sistemuan mbi 50-të pjesëmarrës të fshatrave anë e mbanë Kosovës, mbi 20.000 (njëzet mijë) banorë, jo vetëmë në shtëpitë e tyre, por bënë provizime për t’iu bërë strehë edhe në çdo pjesë të oborrit të tyre, me të gjitha mundësit e tyre për t’ju bërë strehim dhe për t’iu ndihmuar në ushqim dhe veshmbajtje si dhe me higjenë mbrenda mundësive që kishin. Një gjë të tillë e bëri edhe Sllatina e Poshtme, po, në përgjithësi fshatrat e kësaj bashkësie Lokale. Të ardhurit nga dhuna me shumicë ishin nga fshatërat e Kosovës, po, më tepër nga Komuna e Gjilanit, Artanës, Ferizajt, Kaçanikut, po kishte edhe nga Komunat e zones së luftës…
Nga numri i madh i të ardhurëve në Sllatinë të Epërme, pa përmendur edhe Sllatinën e Poshtme, kishin ndodhur tri vdekje të natyrshme të cilët ishin varrosur në varrezat e fshatit.
Grumbullime nga të shpërngulurit me dhunë kishte në tërë Bashkësinë locale të Sllatinës, por të tillë kishte edhe në Bashkësinë Lokale të Pozheranit.
Samet Dalipi në librin e tij përmend ca çështje periferike humane, ai fare nuk përmend lokalitetet e bashkësive lokale të Sllatinës dhe Pozheranit, urojmë që me rastin e ribotimit të librit “Ndërtimi i Institucioneve në Kosovë 1988-1999” t’i fustë këto të dhëna faktike dhe ta kompletoj librin që të jetë më përmbajtësor. Vazhdon… Plotësime për ndriçim të së kaluarës historike