I dënuar me dëshirë-Ukshin Morina


Digjet nata bashkë me mua,

Krejt ngadalë në sfond të kaltër.

Mall i heshur, i mërguar,

Si vegim në shpirt më ngjallën!

Të rikthehesh sërish dua,

Në k’të ëndërr fushës shtruar!

Të humbas në gjumë të kredhem,

Si një re qiellit mbuluar!

Buzët tuaja all të kuqe,

Më buzëqeshin gjithë admirim.

Fytyrë e ëmbël i ngjan hënës,

Dritë e saj më jep shkëlqim!

Le t’harroj gjithçka të shkruar,

Në djallë vargje, prozë e fabula!

Veç t’më puthin buzët e tua,

Të marr zjarr, t’digjem nga flaka!

Shpirtin tim do ta dënoj,

Ta ngujoi brenda n’qeli!

Veç për sytë e tu të mdhenjë,

Që më veshin me stoli!

I vetmuar rend ngadalë,

Mugëtirës pa kufi!

Hënë e verdh mbytur prej mallit,

Më vështron me kërshëri!

Shpirt i dehur në delir,

Bjen në paqe përmbi mal!

Erë e butë që frynë nga jugu,

Më mbeshtjell me frymë të saj!