I huaj n’vendin ku kam lerë-Urim Mezini Torino-Itali


Çfarë i bëmë vallë zotit, ne

Që toleroi këtë mënxyrë

Lam vatan e lamë atdhe

Gajasmë për një jet më t’mirë

I huaj m’thonë n’dhe të huaj

I huaj m’thonë dhe n’dheun tim

Si u bë kjo jetë e mallkuar

S’gjen qetësi ky shpirti im

Kur mendoj që këtë jetë kemi

Zemra ime bëhet vrerë

Shpirti m’digjet nga veremi

I huaj n’vendin ku kam lerë !

Kanë ik njerëzit kan marr jermën

Ca se din as pse kan shku

Ca i detyroj varfëria ekstreme

Shumë keq vendi është shkretu

Nëpër oborre ka rën heshtja

S’sheh shtëpia tu i çel kush

Lulet digjen n’vazo nga etja

S’ka njeri ti hedh pak ujë

Trëndafili dhe zambaku

Japin shpirt pran njëri tjetrit

U lodhën tu prit të zotrit

Kur ti kthehen prej kurbetit

Kush e solli ktë kohë pa kohë

Mallkua qoftë për jetë e mot

Largoj fëmijët në dhe t’huaj

Sa shumë nëna la në lot.

Urim Mezini Torino Itali.