Paqe…Donike Rrethej


Kam ba’e paqe tesh edhe me ( demonët ), e shpirtit tem ,

se e di se luftnat s’t’çojnë n’asnji vend,

kam hedhë tej personat q’i mu ban helm , verem….

( se unë ndjek rrugën teme e skam nevojë për askënd )!.

Jam mundue me e pakue edhe lotin….

se m’bjen dhimën e ma vret zemrën ma plasë,

jam betue me e ba’e paqen edhe me Zotin ,

se gjithçka e gjithkënd q’i pata rrugëve lash.

( Po buzëqeshjen teme e ruej e s’ma vjedh njeri ),

– Se ajo m’kushtoj aq shumë tan lotët e mij –

( Ripostim ).