Ikën bletët-Nexhat Nallbati 


Ikën bletët shkuan në të tjera vënde,

Nuk ditën t’i mbajmë nëpër koshere,

Rroitën ato pa u menduar fare,

Pa prodhuar mjaltin në vëndin e tyre.

Të gjithë ankohen,flasin e bërtasin,

Na iku truri thonë,na u mbarua mjalti,

Është”mërzitur” mëtka,sillet vërdallë,

Bletët e saj kërkon,ka mbetur pa mjaltë.

Ç’të bëjmë,kështu ku po vemë ?

Në mungesë të mjaltit,gotën me fund kthejmë,

Mungesën e bletëve e ndjejmë shumë,

Si tani pa bletë, s’kishim mbetur kurrë.

Në çdo shtëpi,rrugë dhe sokake,

Shohim pleq me lotë nëpër faqe,

Diskutojnë ata me shokë dhe shoqe,

Për vetminë e tyre,për të shumtat halle.

16 Dhjetor 2022.