Isa Muça:Fëmijëve


Ç’e zbukuron natyrën?

Male e fusha c’i gjelbëron?

Po jetën c’e gjallëron?

Janë fidanët gjelbëroshe

Dhe zogjtë që cicërojnë,

Janë gjithë ata fëmijë,

Qe ne sheshe, si flutura lëvrijnë.

Si do te dukej qielli pa yje,

Ashtu do te dukej jeta pa fëmijë.

Ata me sytë e tyre,na japin
drite,

Me zërin e tyre,na japin

meloditë,

Me lëvizjet e tyre,na rinojne,

Me përqafimet e tyre, jetën na e shtojnë.

Te gjithë fëmijët i uroj:

-Si fidan plepi te rriten,

Lart e me lart te ngjiten,

Deri ne maje fare,

Ngarkuar me thesare!