PËR TY POETE , RAKELA ZOGA!
—————————————————
Nga:Isak A H M E T I
————————-


Këto ditë vendosa në tavolinën time të punës një kontigjent librash ,që m’i kanë dhuruar ,me dedikim të veçantë, shkrimtarët nga hapësira mbarëshqiptare.Në mesin e këtyre librave është edhe libri me poezi lirike:MJELLMË NË MJEGULL (2017), e poetes Rakela Zoga,poezinë e të cilës e kam përcjellë dhe lexuar me shumë kënaqësi edhe nëpër portale të ndryshme.
Këtë libër e kam lexuar me shumë kënaqësi.
Është libër i realizuar artistikisht.Është libër interesant,me vlerë.Aty frymon shpirti dhe zemra e poetes .Të kënaq zemrën dhe shpirtin,përçon ide sublime ,universale.
Rakela është poete e shpirtit ,e zemrës, e mallit , e dashurisë , e dhembjes por edhe e ëndrrave .
Sa herë që e kam lexuar këtë libër , sidomos tash kur jam në vetmi,jam ndie bukur shpirtërisht dhe fizikisht ,plot shëndet!…
Demir Gjergji , redaktor i librit:MJELLMË NË MJEGULL,jo rastësisht ,do shkruajë,ndër të tjera ,
edhe këtë:
“Dantellat e borës vallazojnë mbi flokët e saj, malli fryn në frymëmarrje.Kristale prej asaj bore i bien mbi qerpikë…Shkrijnë për t’u bashkuar me bulëzat e lotëve .Prag fëmijërie në një ag të bardhë dimri.Zonja me shpirt të bukur ,poetja çapitet drejt hyrjes, sikur po futet në fëmijëri .Brenda janë të gjithë:disa në kujtesë , disa në jetë.Të gjithë e përqafojnë si të ishte ajo çupka çapkëne , që u nis tinëz drejt enigmave të detit të jetës.Një zë e thërret nga jashtë:”Rakelaaaaa!”.Është era , gjëmimet e moteve ,apo Ai ,Princi i kaltër i ëndrrave ,i dashurisë ,i dhimbjeve?
“Ç’erë të solli sërish në kujtesën time?
Kujtimet si fije të bardha dëbore .
Mbuluan gjithçka.
Dikur e munda dimrin e ndjenjës ,
Tani era e sjell si behar “
Poetja korçare ,mikja ime , Rakela Zoga “…e qelqtë, tepër e sinqertë”te poezia KORÇËS (fq.88),do këndojë bukur,me zemër e shpirt ktistal:
“Sa herë që vij te ti ,
Me ndizen zjarre brenda vetes.
Dua t’i ngroh gjithë miqtë e mi,
Me flakët që më ndizen në zemër.
…
Korçë!
Sa herë vij te ti,
Kërkoj të ndjej veç dashuri!”.
Poezia e Rakelës ,shkruan poeti Demir Gjergji, del natyrshëm prej shpirtit , si fryma. Duke vrapuar drejt saj, ajo vrapon drejt dashurisë , drejt vetes , drejt botës ,por edhe drejt trishtimeve , plagëve , dhimbjeve…Se kështu qenka bota për ata që shfaqen të kthjellët , me shpirt të bukur e të tejdukshëm si kristal… siç është edhe Rakela…