Po e nis urimin për festat e Nëntorit me një rrëfenjë:
“Ishte 10 shkurt i vitit 2012! Një lajm i kobshëm sapo na erdhi. Kapiteni Feti Vogli në përpjekje me talebanët kish rënë në krye të detyrës gjatë një misioni në krah të ushtrisë amerikane në Kandahar Afganistan. Asokohe shef personeli dhe psikolog, në mision Herat, m’u dha një detyrë, të vija në dijeni komandën italiane, nga Nënkolonel Arben Kingji komandanti i kontingjentit sot Gjeneralmajor, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosu të ushtrisë shqiptare.
Vrapova në baze! Hyra në shumë zyra të marrëdhënieve me publikun dhe përfundova te Dejtoria e Personelit, të Komandës Italiane, nga ku varej Ushtria shqiptare. Një kolonel amerikan m’u ofrua dhe më tha: “Eja pas meje…”. E ndoqa nga pas dhe vajtëm te Komanda e Bazës Spanjolle, që kish për detyrë mbështetjen në bazë. Pasi doli nga zyra e komandës logjistike, koloneli amerikan me një skuadër spanjolle nisi të ulë në gjysmë shtizë flamujt në bazën “Camp Arena”, në Herat. Ishin mbi 40 flamuj të Nato-s e vendeve partnere. Unë atë çast ndjeva një emocion të pa parë. Kur ushtarakët tanë panë flamujt gjysmë shtize u ndjen të befasuar dhe ndërkohë shumë krenar, si shqiptar.
Një rast i rrallë! Se në bazë ndëronin jetë edhe shumë ushtarakë të vendeve të tjera, por ulej flamuri vetëm i atij shteti, italian, amerikan, apo, apo…Për ne qe një ngjarrje që do mbahet gjallë në kujtesë dhe do hyjë në histori. Ky është rrëfim i parë i asaj dite që kam përjetuar si ushtarak shqiptar. Gjeta rastin ta pohoj në Ditën e Festës së Flamurit dhe ta rrëfej këtë të fshehtë të mbajtur në zemrën time…”!
Gëzuar Festën e Flamurit dhe Ditën e Çlirimit!
Nexhbedin Basha