Ishte shiu…Eli Nebi-Plaku


Eli Nebi-Plaku

Përtej mesit saj, kishte kaluar nata..

Ndoshta kishte mbërritur,afër mbi agim

Një zhurmë më prishi gjumin

Me përtesë krahun ndërrova

Thashë….- “do jetë Arapi

që shkon me karrocë “….

Zhurma këmbëngulte dhe nuk u largua….

Ishte zhurmë e shiut,që binte i qetë

Era dhe stuhia, diku kishin shkuar

S’kishte me kë të grindej

binte urtë dhe lehtë ….

Pushtetin e tij,i detyrojë natës

Me pikën e pastër, binte mbi qytet

Lante rrugët,pluhurin,mblodhi ndotësit

Rrymës ja dërgoi, t’i çojë në det

Melodia e shiut,gjumin seç ma zgjojë

Rastin shfrytëzova, nga shtrati u çova

Vura lavatricen me nihterinon*

Ku shi dhe dobi….

Sërish humba në nanurimën e tij..

Mëngjesi erdhi, plotë dritë,

plotë pastërti

Unë ende, kërkoj shiun

zhurmën melodioze të tij….!!!

shënim. nihterino*. nga greqishtja

korent i natës që kushton më lirë….

Eli Nebi -Plaku dhjetor 2023