Ismet TAHIRAJ
Fshati Shallc është aty
Ku gurgullon përrenj,
Ku fushës lodronin
Kaprollet.
Fshati Shallc është atje
Ku shtohet bereqeti
E lind lezeti.
Fshati Shallc tutje
Më xhelozi e ruan
Saçin,e çerepin
Çdo ditë foshnjave
Thatë s’lënë djepin.
Fshati Shallc përtej
Më dardha e molla
Si nuse e re
Zbardhon shkollla.
Ai ka dëshmor
Shpaloset në çdo përvjetor.
n’fshatin Shallc çdo
odë rritet bujaria.
Arrat e blerta duken
Si çadra kur
Bie e zezë nata.
Tinaret më vojsa t’verdha
Shtrohet tepsia
Mjaltë ëmbësia.
Çdo mysafirë
I falet vargu me lajthija.
Turreci thotë:
Lind e rritet krenaria….