Isuzu Rodeo-Petraq Pali


(My Jeep)

Ashtu si gjithë dynjaja dhe unë po bëj tri javë i vetizoluar në karantinë. Përpiqem të zbatoj porositë, rregullat dhe këshillat që ka vendosur qeveria e qytetit ku banoj,madje me shumë kujdes dhe përpikmëri, megjithëse nga natyra ime bëj gjithmonë gafa antirregullave me çdo kohë e situatë. (Kjo ka të bëjë me disiplinën time të rebeluar, karshi rregullave, me pak fjalë jam disi ndryshe, e metë imja nëpër dekada. )

Në fakt, këtu lejohet dalja dhe me këmbë dhe me makinë, mbasi zona jonë nuk ka përqindjen e duhur të të infektuarëve që të jenë dhe rregullat strikte dhe të rënda.

Dola nga parku si çdo ditë, bëra dy tri shëtitje. Isha shëndoshë e mirë.

Koha ishte bukur,diell,qielli gri, frynte një erë e lehtë dhe pak e ftohtë. Po më pëlqente dhe mendova të bëja sërish nja dy shëtitje më shumë, por me thënë të drejtën ndërrova mendje. Ndalova para makinës time “ISUZU” dhe thashë të guidoja 10 -15 milje, ashtu kot, për relaks dhe të kthehesha sërish,deri sa të shkonte ora e ndalimqarkullimit. E kam aplikuar po thuaj cdo ditë këtë gjë, madje dhe kur shkoj tek vëllai im i sëmurë. Në këto ditë karantinimi komunikoj me të nga dritarja. E përshëndes,më përshëndet me dorë e me shënja. Rri disa çaste dhe largohem.

Mora makinën dhe mendova të shkoja deri në Purcewille, një qytet gati 20 milje nga ne, t’i hidhja karburant makinës dhe të kthehesha.

Në rrugët e qytetit tim qarkullojnë shumë pak makina, as pesë përqind e ditëve para virusit.

Vendosa rripin, ndeza dritat dhe u nisa me shpejtësine e lejuar. Kaloj një ,dy ,tre ,katër ,…gjashtë,.. tetë fenerë a më shumë (Se këtu janë blloqe -blloqe kryqëzimet). Përpiqesha të isha i vëmendshëm në zbatim të rregullave të qarkullimit, të limitit të shpejtësisë sidomos brenda në qytet.

Fizikisht isha i përqëndruar në timon, ndërsa mendimi e koshienca ime ishte totalisht në Qeparo. Më stresoj fakti që ndodhesha ende këtu, ndryshe nga vitet e tjera që kjo periudhë më gjente duke shëtitur në buzë të detit. Me keto mendime po i jetja makinës si robot.

Më ngriu zemra,kur dëgjova ulërimat e një makinë policie nga pas. Oficeri sherif, dha sinjal dhe dritat e tij blu e kuq me ciklin e nxituar më porosiste të mbaja krahun.

U zgjova nga mendimi i turbullt i të qënit në Qeparo dhe mendova në çast se mos bëra ndonjë aksident, apo kondravajtje. I hutuar gjeta vëndin e përshtatshëm, hapa krahun dhe sipas rregullave vendosa të dy duart në timon i detyruar në kësi rastesh. Polici me makinën e tij ishte mbas makinës time gati tetë këmbë afërsisht. E ndiqja nga pasqyra e mesit. Dritat ishin në gjëndje alarmi ndizeshin e fikeshin sipas ciklit. Ndërkohë ndaloi pas meje, ndërsa Sherifi po bisedonte në telefon i qetë në detyrën e tij, mua më dridheshin gjunjët.

Rregulli eshtë të mos levizësh nga vëndi sa të vijë ai. Anash e anash, me frikë se mos ti e “plumbos” nga brënda, ai të urdhëron të hapësh xhamin dhe të komunikosh me të statikisht.

Nuk dija si të bëja, gjithsesi më shkoi mendja të vendos ne fytyren time maskën që kisha për urgjence tek sedilja e pasagjerit. Ashtu bera …duke parë në pasqyren e mesit heq njërën dorë nga timoni dhe zgjatem të marrë maskën.

U llahatrisa, siç duket sherifi i vëmëndshëm dhe i përkushtuar në detyrë pa lëvizjet e mia dhe vuri alarmin e bories “buuuuu”

O zot! I trmbur prisja urdhërin e radhës. Nuk zgjati as dy minuta, mbrritën dhe dy makina të tjera me policë qarkullimi. Njeri doli para tjetri anash.

-Aha,- thashë vetes,- çfarë bëra ?

E hëngëra më duket ? Dhe po analizoja veprimet e mija.

Shpejt nuk isha, rrypin e kisha vendosur,dritat ndezur,pullet e targave në rregull, dokumentat makina në rregull.(Se ata kur të ndalojne shikojne ne kompjuter targën dhe të gjitha shkeljet që ke pasur i kane aty. Aty ështe rekordi yt shoqëror, social, dhe si qytetar amerikan sa vlen i mire i keq po ose jo, ështe një tip radiografie.)

Si u bënë të tre dhe makinat e tyre të frikëshme nuk ndalonin relenë e dritave kuq e blu…njëri, ai sherifi, me kujdes me kujdes anash xhamave te xhipit me vjen e me thotë:

-Sir open the glass and keep your hands on the steering wheel

(hapni xhamin dhe duart mbaji serish në timon.)

Ashtu bëra. Në dorën e djathtë më kishte ngelur maska. Polici e kishte maskën mbi gojë e nën hundën e tij, ishte me dorashka në duar. (Ai, mbasi erdhi anash e anash deri tek xhami im, u largua tetë këmbë nga unë, polici tjetër para më dukej si “gjigandi i Rodit”.lshte polic trup madh, me ngjyrë, sa vetëm dhëmbët mund t’i ndriçonin po të mos kishte maskën .

Pash nga pasqyra dhe policin tjetër. Ajo ishte ishte femer, bjondinë e bukur. Flokët anash nën kapele, i vareshin mbi gushë e faqe. Munda vetëm sytë t’i dalloja që krijova dhe imazhin e bukurisë së saj.

Prisja me qetësi se çfarë do më thoshte sherifi. Vendosa rregull në vetvete që të mundja t’i përgjigjesha me kujdes, ndërkohë shikoja nga pasqyra majtas…policen e cila dhe ajo si ai “gjigandi”e kishte njërën dorë në brez.

-Me thënë të drejtën, -thosha me vete ,- mirë e pësova, kur nuk dëgjon gruan e cila më tha si zakonisht, kur dola nga shtëpia

-Çfarë kërkon o njeri i pabindur në këtë kohë që nuk zbaton asnjë rregull! Pse del?

Ç’farë kërkon ?

Ndërkohë e kisha mbledhur veten, se u binda që sherifi mbasi kishte parë “rekordin” tim në sistem isha OK, u përpoq të komunikonte qetë, por sic duket u mërzit që unë ngula sytë tek pasqyra e polices bjondinë dhe s’i kushtova rëndësi atij fare, me duar fiksuar në timon prisja çdo ndëshkim.

Ndërkohë ai me një mikromegafon më foli me shumë kulturë:

-Sir open the glass and keep your hands on the steering wheel

Mos kthe koken as andej, as kendej! Me shif ne sy dhe pergjigju:

– Ku shkon? Pse keni dale nga shtëpia?

E kuptova që jo vetëm më ironizoi pse shifja policen (e cila me te vertete me gozhdoi si Krishtin ) dhe jo atë, por dhe më kërcënoi.

-Po shkoj në farmaci.

-Pse?- më pyet,- jeni sëmurë?.

-Jo ,-i them,- jam top, por si dihet të bleja disa paracetamol se mos na vjen vërdallë kjo …dhe ne të dekadës tetë….

Nuk i pëlqeu humori im dhe me tha:

-Jo zoti Pali, Ju jeni 75..

(E kishte parë në sistem se mua akoma s’me kishte kërkuar dokumentat).

Më gjeti belaja, duart i kisha ne timon, maska në gishtin e dorës djathtë, dielli më binte shigjetë ne sy, nuk mund të ulja as mbrojtesen e diellit se te tre ata njërën dorë e kishin në brez…(Je se mund te qëllonin, por efektivisht s’duhet të levizja cm)

-O zot ç’më gjeti,- mallkoja veten. Era shtoi ritmin dhe koha dukej se po prishej, ama dielli ishte shigjete mbi sytë e mi nuk mund të levizja pak kokën as majtas, as djathtas, më verboi .

Durova sa durova dhe ia dhashë i sforcuar dhe kundër dëshirës.

-Pçauuuuuuu, pçauuuuu ..pçauuuuuu! Një dy, tri herë rradhazi si bresheëri të tmerrshme teshëtime, që desh më dolën sytë nga kafka. Ishin të forta dhe tepër alarmuse….

Uaaaaa! U shqetësova dhe u ndjeva keq. Duart të fshija turijtë s’mundesha , ato më dridheshin nga sikleti.

-Uaaaa ,-ulëritën policët njëzëri. Të tre u llahtarisën dhe bërtiten në një kohë të tre….shit… (mut) lëshuan duart nga brezat dhe folën My Gad (Zoti im )

Sinqerisht u shqetësova edhe unë.

Ata direkt në një kohë….telefonin tek veshi dhe…

-Hello hello..

You are very sick urgently ambulance

(Ju jeni sëmurë urgjent ambulanca )

O zot, urdheruan me të sertë

-Mbyllni urgjent xhamin !

Akoma u distancuan më shume. Rregulluan maskat më mirë në fytyrë, u bënë më seriozë e më të ashpër, u ngrysën në fytyrë aq sa kuptova, se s’më linte maska më shumë .

Për dy munita, apo sekonda, mbrriti me sirene alarmi një autozjarrfikse e 51 feet (kembe) gjatë e para dhe pas saj dhe dy ambulanca .

Të cilët rrethuan “Isuzun” sikur do çmontonin ndonjë predhe të mbushur me hidrogjen apo atom….nga nje “autotank”

Perëndi e madhe! Mirë thonë “ç’të bie ora, nuk bie viti”, dola për qejf dhe ja….

Zbritën nga dy ambulancat pesë a gjashtë doktorë e infermierë si “kozmonaute” të gjithë. Nuk kuptova kush ishte mashkull e kush ishte femer, kush qe me ngjyre, e kush ishte aziatik a latin….,ata ishin e dukeshin të gjithë “jashtëtoksorë”

-Zotni, Zotni…mos u shqeteso do shëroheni! Ju do shëroheni s’keni gjë…do shëroheni ju dukeni mirë!

Ndërkohë dritat e shumta të policisë,zjarrfiksave e “mundën” atë të diellit, rrezet e se cilit më dhanë teshëtimat, por që tashmë nuk më binin më në sy.

-Ju lutem hapni xhamin përsëri!

Po bejmë një test.

U përpoqa t’u thoshja sa i qetë, po aq me zëmërim e me protestë se

-S’kam gjë, e ndjej veten shumë mirë nga rrezet e diellit që më ranë mbi sy, pata disa tëshëtitje.Ju lutem, ju lutem!

As merrja vesh fare çfarë thonin e perse flisnin, se ata flisnin njëherësh të gjithë.

E kuptova që rashë në “çark” si dhelpra.

Ndërkohë sherifi më urdhëron me megafonin e vogël si kuti po tingulli saj ishte si kambanë e katedrales “Notre Dame”te Parist para djegies.

-Hapni xhamin zotëri!

-Urdhërojmë hap xhamin e makinës, mos ta përsërisim më!

U trondita. Disa të tjere më fotografonin mua, makinën. Disa xhironin me kamera e me celularë…”Gjigandi i Rodit”i armatosur deri në dhëmbë fliste në radio….hello hello!

Policja bukuroshe, sytë e së silës më ngjanin në ato çaste si deti i Qeparoit, ma bente me shënjë plot ëmbëlsi dhe dashmirësi “ule, ule xhamin!”

E ula xhamin i detyruar me butonin elektrik.

I detyruar dhe me pezmë. E çfarë bëra tek e fundit qe te frikohesha?!

-Stop boll mos lëviz!

Më vjen një tubo me pak se gjysëm “polshe” .Hapej si antenë radioje gati tetë këmbë e gjatë me një paisje (aparat) në krye që zgjatej si një spirale ose vidë pa mbarim me një llambe me rreze lazer…te kuqe….në krye.

-Mos ki frikë!- bërtitën,-qetësohu, s’ka asgjë! Po ju masim në distancë temperaturën.

Ma afroi afër ballit gati nja 12 inç (një këmbë) larg .

E mbajti atë as një minutë

-Mos lëviz!- më thoshin, -sa të bëjmë matjen,qëndro statik!

M’u duk ai minut, sa nje vit dhe me ankth prisja çdo me bënin ndërkohë dhe si do dilja.

– Ketu “Virusi” po bente kërdine…e dini apo jo?!

E kuptova që kisha bërë “autogool”.

Afrohet një dr, infermier. Burrë a grua s’e mora vesh çfarë ishte dhe në fund të shkopit “magjik” ishte manometri “sahati”.

Doktori ngriti gishtin tregues e me tha nga larg në distancë:

-Ju jeni mirë’.OK !Temperatyra normale.

Mos lëviz!

E po thashë se shpëtova. O zot!

Më afruan po me një”shkop” tjetër një paisje elektronike si tip “IPHOD”mbi cë cilin duhej të vija gishtin tregues e te shypja mbi të.

Ma shpjegoi për se ma bënin atë “test”po s’e mora vesh mirë se mendja ime ishte në Qeparo dhe tek sytë e polices bionde e cila me ata sy të ëmbël m’u duk se po më ndihmonte dhe me shënjat e saj më jepte kurajo dhe të kuptoja se duhet ta bëja pa problem të ushtroja pak peshë mbi “IPHOD”e kjo ishte për të mirën time.

E shtypa dhe IPHODIn i detyruar, por pa e kuptuar qëllimin se çfarë ishte e pse ishte, kur ta marrë vesh do ju them.

-Edhe nje test kemi. Kjo varet ne dorën tuaj dhe në deshirën tuaj,- më tha doktori dhe ma trasmetoi “mikromegafoini i sherifit’..

-Boll më!- protestova.Nuk pranoj asnjë test tjetër s’ka pse!

-Duhet të na dëgjosh,- thoshte doktori, ndërkohë polici sherif përforconte me megafon mikrofjalët e doktorit:

– Duhet të degjosh zotëri!

-Do ju bëjmë një gjëlpërë në zverk, profilakti dhe parandalim për virusin.

O zot, u bera dyllë i verdhë gati sa nuk shurrova në makinë, kur pashë gjëlpërën në majë te “shkopit”. Një age si për lopët në kohë ndërzimi.

-Boboooo !Joooooooo në asnjë mënyrë, nuk e bëj,- ulurita,- nuk e bëj as di çfarë po më injektoni në trupin tim. A më thatë zotëri se eshtë nje test që po desha unë e aplikoj?

-Po ,-tha polici,- por ju firmosët.

-Unë?!Jooooo, kurrë!

Hoqa rripin e sigurimit nga zverku, i irrituar i tërbuar si i çmëndur u them:

– Protestoj, protestoj, jooo s’dua ta bëj gjëlperën, jam mirë. Ju vete me thatë që jam “Ok”

-Ta di te vdes nuk e bëj ,- fola pa “pjerdhur “ fare për ta, mbasi më humbi durimi. Dola i irituar nga makina, vendosa duart para dhe u thashë:

– Me arrestoni! Ja ku më keni! Më arrestoni! Çfarë prisni zotëri?- dhe ju drejtova “gjigandit” I cili bëri me dorën tjetër stooop dhe dora tjetër ne brez tek hekuri me këllëf të zi..

-Arrestomëni ser !

Sa hapa dërenpër të dalë nga makina, ata si me sustë u larguan e u shperndanë të gjithë nga frika ( e ndonjë infektimi ) në nje rreth rrotull gati 16 këmbë të gjithë duke me bërtitur si në kor; stoop, stoop,stooop!

Vetem policja e ëmbël, e bukur, u qas gati tetë këmbe e më tha qetë -qetë nëpërmjet maskës:

-Zotëri, ju jeni “ok” qetesohuni, kjo ështe për të mirën tënde, te lutem pranoje, prraaaaaanoje!

(Unë kisha dëgjuar që po ta bënë “gjëlpërën”ta vunë hurin….të shpunë tek të shumtët)

Doktori besoj më i madhi i tyre qetesoi njerëzit, i tha sherifit është në rregull, nuk përben rrezik.

As ne s’mund t’ia imponojmë, kur nuk dëshëron.

-No problem!

Me qetësi më folën ëmbël, më urdhëruan të marrë makinën dhe të lëviz duke më dhënë Sherifi një fletë në dy kopje ta firmosja.

Atë e vunë në një shkop tjetër më të hollë dhe e lanë në sedile.

Hipa lart, me stilolapsin e tyre prej gome hodha një firmë që nuk la gjurmë në leter .

(Mendova se ose do më vijë ndonjë gjobë ose ndonjë riparaqitje tek “vëndi”)

E mori lapsin po me anë të shkopit të cilin e tërhoqi i zoti. E pashë qe e futi në një shishe me dizifektant.

U hap “gjigandi”, u prish rrethi dhe më lanë të ikja në punën time i qetë dhe duke me falenderuar të gjithë më uruan rrugë të mbarë e duke duartrokitur “kozmonautet” dhe policët plot kulturë e dashamires!

Good luck !

Good luck !

(Pac fat pac fat….)

Po qe fati si ky sot thashë me vete, “ta hash si breshka gozhdën e nallbanit” keq puna.

Ndërkohë që po vendosja rripin dhe të bëhesha gati të ikja duke i përshëndetur me plot dashuri e respekt pashë nga pasqyra policen e bukur që vendosi duar me dorashka mbi maskë e me dha një të puthur miqësisht nga larg në shënjë respekti.

Gjithsesi mbasi mblodha veten, qesha plot optimizëm, i përshëndeta me plot respekt dhe i dhashë gazit..

O zot sa mirë u ndjeva nga e puthura e saj po e po, por edhe nga sjellja e tyre perfekte.

-Good luck

Pac fat pac fat të gjithë në kor..

Sa u nisa mendova me vete të kisha bërë gjëlpërën (bëra keq a bëra mirë s’e di) ta kisha bërë ndoshta… s’do “shkoja” më në Qeparo, ndërsa tani kam bindje se bëra mirë.

-Po, do ia hedhim të gjithë.

Sapo fillova t’u tregoja fëmijëve për ç’ka më ndodhi, në po atë darkë, pashë ne TV lokal se Krye Sherifi “Im XHN”, ishte infektuar nga virusi kishte dalë pozitiv .

Ai, dukej shumë i qeshur dhe i fortë në TV para kamerave.

(Në letër thuhej se kisha të drejtë të hidhja në gjyq për sa më ndodhi )

Gjithë atë natë s’vura gjumë në sy, më dukej një shkop i madh me një gjëlpërë sa shtizat e nënës sime kur thurte triko leshi në Qeparo, sikur më shponte në sy dhe jo në zverk .

-Mos dilni nga shtëpia kjo punë, kërkon durim , force, kurajo, do ia hedhim dhe do fitojme të gjithë së bashku!