Jakov Xoxa:101 vjet-Nga Petraq Kote


“…romani më modern me tipare ekspresioniste, por edhe më i miri i prozatorit tonë të realizmit socialist, Jakov Xoxa, është “Lulet e Kripës”.

Kështu ju deklarova atëhere birit të tij historian, z. Arben Xoxa dhe ai e dëgjoi- pranoi me modesti e gëzim. Ishim në pyllin e Semanit…

Lulet e Kripēs solli një ngjyrim të ri në lëvizjen brendatekstuale, madje një lëvizje të re të brenda lëndës semantike.

E gjithë makrostilistika e kësaj vepre qe mjeshterore që në tekstin e parë.

Nëse romanit “lumi i vdekur” iu desh teksti i dytë të shkëlqente si vepër (teksti i parë me kushtesë êshtë një jo arritje…), “Lulet e Kripës” u radhit natyrshëm në prurjet e bukura të atyre viteve fillim ’80…

Me “Lulet e Kripës” prozatori ynë i Sopit të Myzeqesë tregoi se “me të vërtetë ai ishte padyshim shkrimtar i elitës shqiptare” të asaj periudhe letrare të socit.

Ndoshta kishte ndërruar edhe jeta, Un- i letrar në Shqipëri!

Romani lexohet edhe sot me nji frymë.

Lulet e kripës” rrëfen tablonë e gjerë të jetës fshatare, të zhvillimsisë në shoqërinë shqiptare, pikërisht kur po përgatitej të niste Luftëa e Dytë Botërore, ishte në mes lufta e paragjykuar italo- greke dhe fillimi i rezistencës antifashiste shqiptare. Këtë përshkrim të mrekullueshëm autori na e le ta lexojmë në narracionin e tij të talentit duke hyrë brenda shpirtit njerëzor myzeqar.

Nuk do të mendoja dot se në krijimtarinë tonë letrare të shekullit që shkoi ne kemi një shkrimtar tjetër si Jakov Xoxa që të ketë prurë motamo këtë tablo të madhe letrare me kaq shumëllojshmëri detajesh jetësore, thellësi shpirtērore, të cilat i kanë vetëm personazhet pa komplekse madhështie e me liri hyjnore.