Stinët e vitit-Aziz Isak Ahmeti


Dimri sa shpejt shkoi, pa u ndi,

Iku me të bukurën melodi,

Me mbajt mend edhe këtë vit,

Rastësi, për çdo muaj e çdo ditë,

Iku pa borë, more mik.

Pranverë e bukur, ku më je?

Radhën tani ti ma ke.

A je kund, me lule e gjelbërim?

Ndaj, eja shpejt pa ngurrim.

Vërtetë te ne sjell gëzim,

Edhe rrezet e diellit vijnë fluturim.

Retë, shirat, erërat me plot freski,

Ah, sa bukur, sa shumë gjallëri!

Vera thërret të shkojmë në det,

Eh, sa bukur, sa ka lezet!

Rëra, uji i ngrohtë, deti i qetë,

Ah, këto ditë ikën sa shpejt!

Vjen vjeshta pas zonjës vera,

Ja, sa shpejt po troket te dera!

Eja vjeshtë, me këmbë të mbarë

Shih, plot të mbushur kosh e hambar !

Tani edhe vjeshta si stinët tjera,

A s`është e bukur si ngahera?!

Autori: Aziz Isak Ahmeti