“Jam Larg”-Petraq Pali


Flladi i fshati tim.

Flladi i fshatit tim

Erë deti e mali,

Krypë nga Skaloma

Që filtron Gjivlashi.

Erë trëndelinë

Edhe fsakë mali,

Lule portokalli

Zoti seç i fali.

Erë…Lizikoi

Gjithë shëndet e jetë,

Në vesën e mëngjezit

Njerëzit përshëndet.

As një vënd në botë

Nuk e ka këtë fat,

Erë mali e deti…

Të ketë si fllad.

Kurorë, degë ulliri

Limon e portokalle,

Që nga fush’e Poshtër

E deri në Kallme.

I gjithë Pihoi

Me fsakën e tij,

I jep vëndit jetë…

I pastron mushkërit.

Dhe kur dal në majë

E…në portë ri,

Mbushem plot me frymë…

Ndjehem si rini.

Dal në Oroto

E detin sodis,

Në pasqyrën e tija…

Ç’do gjë e stolis.

Seç i dëgjoj dallgët

Me një zhurm’ të leht,

Ndjekin njëra tjetrën…

Si perlë e vërtet.

Ka një panoramë

I miri fshati im,

Kurorë ulliri,

Me…shtëpit’ pa tym…

Fryn i shkreti fllad

Për ditë e pa pushim,

Dërgon erën e tija…

Pertej…në perëndim.

Frymë…kërkon të japi

Gjithë djemve tij,

Ashtu si dhe deti

Rënkojnë me gulçim.

Gjethet, prej hardhie

Dikur, me rush e farë,

Sot nga shkatërimi…

S’ka fllad, si më parë.

Atmosfer’e vëndit

Sot që s’ka njeri,

Duket si e mykur…

E’sështë, flladi i tij.

Edhe flladi, vete

Jetën e tij ka,

Kur njerezit, janë në këmbë…

E jo rugëve t’mëdha.

Eshtë i zëmëruar

E s’fryn si më parë,

Ri i pezmatuar…

Gjithmonë…duke qarë.

Ay vetë e din,

Pse qan, e nuk qesh,

Thikë mushkërie…

Ç’do gjë e pa jet’.

Ka ngëlë në vëtmi.

Djëgur përvëluar

Shkarpat në Gjivlash…

Të gjitha përcëlluar.

Ullinjtë pa dëgë

Edhe limoni, çqyer,

Rënkojnë shtëpitë…

Të gjitha…pa dyer.

Pse të mos qajë flladi

Nga këjo mënxyrë,

Për reth e tymosur…

E…nga do e nxirë.

A, do vijë një ditë

Që dhe flladi vetë,

Të japi bukuri,

E kurdo, shëndet?

Ajo mund të ndodhë

Sikur të gjithë ne,

Të ngopemi me frymë

Atje…ku ishim dje.

(Qeparotasve të mi të dashur,që gati 10 vjet

nuk aspirojmë…erën e malit e të detit. “JON” e besoj i ka marë malli të gjithë si edhe mua.)

Petraq J.Pali, USA 1999 