Shqipëria Ime-Ardi Omeri


Ardi Omeri

Ku Drin’ i zi bëhet i bardhë,

Deshta me ja gjujt synin Zotit.

Por një dashni e vjetër m’ka ndalë,

Kosova, kjo ëndërr prej mot’-motit…

Sot ja pashë syzemrën e ja ndjeva erën,

Sot, shkela një pjesë të tokës arbnore.

Por s’derdha lot malli kur kalova pragderën,

e njerës kokë, të Shqipes dykrenore!

Dikur kufinjtë na i kish vënë shkjau,

Ai qen mosmirnjohës që i dhamë Diell.

Ai, Europa, otomanët, në copa na ndau,

që kurrë t’mos kishte më shqipe në qiell…

Po sot pse, pse sot kemi kufi,

aty ku bëhet i bardhë edhe Drini i zi?!