Janë disa dashuri-Mimoza Maria Ajdhoni


Mimoza Maria Ajdhoni

Janë disa dashuri, që lindin duke premtuar përjetësinë

dhe për çudi e mbajnë fjalën, ngelen përkushtuar.

Janë ato që lindin për të jetuar dhe vdesin bashkë me jetën,

humbasin të lumtura, pasi dhe ëndrrat më të fshehta kanë realizuar.

Janë ato dashuri që çdokush uron t’i ndeshë në jetë,

ato që vështrojnë verbërisht dhe flasin pa fjalë.

Në krahët e tyre të flakta hyn edhe pse e di që do të digjesh,

në një det pasionesh zhytur, përkëdhelesh nga çdo valë.

Janë disa dashuri, që me duart e qiejve të çojnë lartësive,

me ngjyra ëndrrash lyejnë folenë që horizonteve thurin për ty,

zemrën t’a ngrohin gjithmonë me diej pasionesh,

për të njohur lumturine, ekzistojnë disa dashuri.