Jeni verbuar-Ildije Xhemali


Jam pensioniste, me dhëmbë “të vënë”

Dëgjova dy fjalime të fqinjëve tënë.

Njëri, serbëve të patrazuar u del zot.

Tjetri:”Më shumë” për argatët me tokë!

Himarën, e quajti pa turp, “tokë greke”.

Po “Vajza e val’ve” thinjur buzë deteve?!

Në tokën tonë s’u prehëm në varre.

Historinë e vodhët, jonia s’egzistoka fare?!

Mbi gjakun tonë shkelët, na rrëgjuat,

Ne mbrojtëm trojet, ju hoqët e vuajtët?!

Ku nëntoka, e pasur në zeje e naftë,

“Ësht’ jona, shqiptari i huaj, ne me fat.”

Ne, me rrënjë, në shekuj e mijëvjeçarë.

U pranum fqinjë, s’keni t’fryrë, të ndalë?

Djem e vajzat tona të rinuan, moj Evropë.

Hap pak sytë, fqinjët na duan në gropë.

Lexoni pak historinë, atë të vërtetën.

Pellazg, Ilir, dhe Arbër këtu i gjetët.

Këtu i gjetët, Shqiptari k’tu do t’mbetet.

Me pabesitë, ia ngrini vetes leqet!