Jeta
Kemi ardhëm në këtë jetë, pa na pyetur
Kemi ardhur, nga një dashuri pa fund
Nga dashurija e jetës, për ta jetuar
Dhe ardhja kështu vazhdojnë, me radhë
Ecin brezat, me radhë në jetë
Gjithkush udhëzon jetën e tijë
Gjithkush ka një destinacion në jetë
Dhe gjithkushë, mundohet ta arrijë atë
Jeta ka shumë sfida, dhe vështirsi
Dhe njeriu s’provohet në jetë
Dhe njeriu mundohet, ti kapërxej ato
Dhe të arrinë atje, ku ka destinacion e tij
Jeta, nuk është fushë me lule
Nuk është dhe një sfidë, që nuk kapërxehet
Me dashuri për ta jetuar jetën
Mund ta bëshë një baçe me lule
Dhe kjo të bënë, që ta duash më shumë
Ta jetojëm jetën, si do që të na vijë
Se jeta është një dhuratë nga zoti
Dhe mbi zotin, as një s’mund të dali