Çka don Lushi ?Daut Maliqi


ÇKA DON LUSHI ?

Lush o Lush,

Daja Lush,

“ A don kaça,

Apo do rrush “?

“ Nuk dua kaça,

E as rrush

Dua gështenja,

Të pjekura n’prush”

Dua çaj të pi

E djath të Sharrit,

Patate të Tugjecit,

E molla të Ramabuçës.

Dua mish të terur,

Në fshatrat e Gollakut ,

Lakra e rasoj të Përlepnicës,

Dardha ujce e fasulë të Busavatës.

Dua muhabet n’odat e Llapit,

Ku marrin pjesë burrat e Karadakut,

Ku hahen qengjat e pjekur në hellë,

Du rrush të bardhë e të zi,

Në fshatrat e Dukagjinit.

Dua paqën,begatin e dashurin,

Në çdo lagje në çdo shtëpi,

Në Kosovë e mëmën Shqipëri!

Shkëputur nga libri im më poezi

: “ Kur e thelloni dashurin”, botoi SHB “ Lena Graphic” – 2020, Prishtinë