Jetë e pabarabartë-Sanie Tushi Rrokaj


Jetë mbështjellë me shumë reflekse

Jetë mes ëndërrave të vrara

Jetë e pabarabartë

Jetë o jetë në rrugë të çara.

Jetë më rrugë plot hendeqe

mbushur me gropa me ujë

Në mes të ftohtit të dimrit

Ti dilja lypje në udhë .

Duart ishin çarë e skuqur

Syri plot lot i venitur

Ndonjë zog që kish mbetur

Përmbi kokë me këngë të fliste.

Zemra jote shumë e vrarë

Me rënkim të madh rënkonte .

Dega e pemës së tharë

Donte të të përqafonte

Bosët me rroba firmato

Me përbuzje të shikonin

Më kullaro me kostume

Me florinjtë të verbonin .

Përse janë kaq të pashpirtë

Mospërfillje për njerinë

Të mbështjellë me përbuzje.

Pa patur një pikë mëshirë.

Ah… njeri pranverë e zemrës

I pangopur …i pa shpresë

I pa fletur… i pa dalë

Brënda syrit lot që heshtë .

Buza jote plasaritur

Shpirti ytë frymë kërkonte

Ashtu ngrirë nga të ftohtit

ku të flësh më ndonjë qoshe !

S’gjëj dot fjalë për këtë njerëz

Koha flet nëpër hapsira

Sytë mbushur plotë me dritë

Duart zgjatë drejtë kaltërsive.