Jetē lumdrite!Zylfo Goxhari


Kjo heshtje është tepër vrasëtare,

Nēn tokë,të gjith të vdekurit,luajnë,

Çakērdisur si dikur në të rit e tyre,

S’durojnë,duan të dalin mbi varre,

S’din bota ç’pëlqen, ç’farë ngjyre?!

Një heshtje e përbindëshme,

Në heshtje përcillen të vdekurit,

Thonë në heshtje lindin “korifejtë”,

Përdheset,zenglat dhe mizat djgëse,

E vërtetë,s’lindin kreshnikët e maleve!

E vështroj tokën e zemra më ther,

Nuk gjej dhe shtretërit e zogjëve,

E dallandyshet harruan të kthehen,

Këtu bën dimër,s’ka më pranverë,

Pres diku të gjej ndonjë zgalem!

S’ka gjë, thon se çudia tri ditë zgjat,

Po Liza jonë i mbushi tridhjet vjet,

Ne presim të lind shpresa e madhe,

Zoti u shitoft,mallkimi pas do u ndjek,

Mos harroni, ështē vendi i zanave!

Më drithëron shpirti kur ai rënkon,

Kur buzëqeshja i thahet nëpër buzë,

Lotët e shpirtit mbushin gjith lumenjtë,

Ai i tëri mbi vullkanë të florinjt zien,

Do lumdrite nuk do një jetë tërkuzë!