Jetët janë të ndryshme-Fatmir Pushi


FATMIR PUSHI

Jetët janë të ndryshme !……

Ka një jetë paqe, dhe qetësie,

Ku nuk ka urrejtje dhe mospërfillje,

Ku ndjenjat janë të rëndësishme,

Ku fyerja e hakmarrja janë zhdukur.

Ekziston një jetë frike, dhe ankthi,

Ku ZOTI i plotfuqishmi harrohet,

Ku njëriu …………shpërfilli njëriun,

Ku i pasuri shkelmon të varfërinë,

Dhe e hedh në rrugë të vetmuar.

Ka një jetë shprese dhe dashurie,

Ku diçka duket ………..plot ngjyra,

Dhe fluturojmë në krahët e ëndrrave,

Dhe luftojmë të mposhtin të keqen,

Me të gjitha……………. forcat tona.

Në cilën botë bëni pjes ju ?…….

Jeni banor të tokës pse heshtni,

Pse rrini mbi tavolinë të dëshpëruar,

Pse nuk shkruani, pse nuk flisni

A jeni gati të ndryshoj gjithçka !…