Jetojmë këtu në këtë vend-Vilson Mersinllari


—————————–

Jetojmë këtu në këtë vënd

ku njerzve,nuk mund t’u zesh besë

jetojmë këtu në këtë vënd

ku nuk mund të kesh asnjë shpresë.

Jetojmë këtu,ne në këtë vënd

ku mund të ikësh,nuk mund të presësh

ta lesh i mallosur ti vëndin tënd

nga skamja dhe uria dhe mund të vdesësh.

Jetojmë ne,këtu në këtë vënd

ku kemi politikanë sharlatanë

jetojmë ne këtu në këtë vënd

ku ata po gllabërojnë gjithë dynjanë.

Jetojmë ne këtu në këtë vënd

ku nuk ka rend dhe as qetësi

jetojmë ne këtu në këtë vënd

ku jeta e njeriut nuk ka siguri.

Përse këtë vënd kaq të bukur e të bekuar

kush vallë këtë vënd,ta ketë mallkuar

në mëndje me vjen një thën’je e vërtetë

-Selanik e tatëpjetë,siç ka qënë,do të jetë-.?