Jo ne s’gabuam?Gina Xhaferaj


Jo ne s’gabuam?

Kur dhamë fjalën, mbase nuk ish kohë e florinjtë

ti ishte xhentil e unë më e përkëdhelura

Mbase s’llogaritëm punët dhe mundësitë

S’e kuptuam që fuqia e fjalës ish si lulet e çelura.

U bëmë miq me diellin e me hënën me lumenjtë

që nuk bëjnë pushim asnjë ditë asnjë çast

në buzë vumë gjethin e vargun e shenjtë

vumë një trëndafil të kuq e të bardhë.

Gjatë rrugës na dalën gurë e ferra

Më shpojnë gishtin këmbën e bëjnë me plagë

Atëherë duhej forca të na tërhiqte te dera

të na tregonte drejtimin më të saktë.

Jetuam ditët që mbase kurrë s’i kishim për të jetuar

Besa e fjalës na dha të tjera ditëmira

Jehona e asaj kohe u bë e trëndafiluar.

ditët u bënë si shufra të florinjta.

Besa e fjalës qenka si dy qiparizë

Nga ato që asnjë furtunë nuk i rrëzon

Jeta na dha bujarisht ngrohtësinë

na dha fjalën më të shtrenjtë që ekziston.

E fjalët tona ngrohën dhe Jonin me dallgë.

Na e bënë më të bukur ditën, malin e lartë

ajo hedhë filiza herë pas here të rinj prapë

E dashuria do jetë deri në fund të jetës tonë

Për këtë gëzim hapi im sikur fluturon

kur jemi bashkë e njëri tjetrin të ndihmojmë.