Jonufra-ose requem për aksionet e rinisë-Gezim Llojdia


Gezim Llojdia

1.

Jonufër.Kohë e largët.E harruara, kohë!Ku janë gjurmët e një kohe tjetër?Nëse shkon në jug!Dhe nëse shkon në Jonufër!Tarracimet ,sa pak gjërra nga ajo punë.Se Jonufra njihej aso kohe si vendi i tarracave i drufrutorëve dhe aksioneve të rinisë shqiptare.

Kohët e perënduara kur rinia shqiptare gjendej nëpër tarracime të njohura si :”kohë aksionesh”, sot njohin kuptime të ndryshme. Për ata, që i kanë njohur sot ajo kohë është si të kujtosh trëndafilat e drurëve të harruar .Për një pjesë tjetër kujtimet ,janë mugulluar. Kohët e aksioneve të rinisë janë kryer në këto vise për shumë vite si dhe të në të gjitha stinët që ka viti, në zheg e nëpër akullime.Një ndër aksionet më të mëdha të rinisë në jug kryesisht në bregdetin e Vlorës është Jonufra.Kujtimi i saj sot gjendet nëpër filma të vjetëruara të ish-kinostudios shqiptare.Dhe atje tej në jug ku vetëm deti është dëshmitar.Që si tret dot kujtimet.Ku është kapanoni ku flinin aksionistët?

Pista e vallëzimit ?

Zhaurima e saj.Tinguj që trembnin vetmin.Dhe deti ishte dëshmitarë.

-Vallëzon rinia.

Është vonë .

-Flini se na latë pagjumë!

-Nesër do të shkojmë në tarraca.

…Nata e fundit.

E fundit natë aksionistësh.

Askush nuk e di se si erdhi, çfarë është apo çfarë thotë,se çfarë ishte ose për çfarë ose nga cila portë.

Nesër do të ikim!

-Si do të ikim nesër ,sa shpejt!

Tingujt e kitarës .

Yjet.

Mjegllënaja e Magelanit.

Dhe hëna, ikte shteg më shteg.Fjalët e fundit nuk ishin fjalë.Ishin thjeshtë frymë.Duke kërkuar frymën ,ata po digjeshin

.Ngase hëna ishte duke vozitur, në të tjera vise.

-Sonte s’ka gjumë.Nata e fundit.

Zëri i saj.

A do të takohemi më ?

Zëri i tij:

Në bankat e shkollës moj mike/dy emra i gdhëndëm mbi gurë/nuk di si më ike dhe zemrës i vumë një gur…

U ndamë në errësirë/jeta ndarje ka/por zemra lamtumirë/zemrës seç i tha…Ishin gjimanzistët e Petro Ninit.

Dikujt i pihej ujë.Një gotë krisi diku.

Metamorfoza e gotës së thyer në dhjetra copa.Thyhet.Dhe copërat e saj nuk mund ti mbledhësh sërish.

2.

Jonufra sot nuk ka ruajtur asgjë nga kohet e shkuara. Dëshmitë janë si shiritat e filmave të prerë,të gjymtuar,ose gjysmë tarracime ,gjysmë kodrash të prera e të harkuara.Brezarët që ndërtoi, rinia puna këtu filloi në vitin 1969, kanë humbur kuptimin e tyre. Nëse nuk je në dijeni se këtu tokat u shpyllëzuan nga rinia dhe aksionet vullnetare të saj atëherë ishin kuptimplotë ,atëherë do të vresh një bukuri që ka vendi i sajdisur, dikur, por i shkatërruar nga ndërtimet sot. Ata që i kanë parë brezarët e rinisë tregojnë se nëse entuziazmi i rinisë ,zgjimi herët,ngrënia e mëngjesit dhe kënga që shoqëronte aksionistët ishte një lloj energjie që vërshonte nga agu deri në zbritje e në përskuqje të diellit.

Sot thua c’paskan hequr e lodhur,për një sakrificë të kotë.

Këto vise edhe këtu në Jonufër të veshur në bar e në lule edhe në gjethe,në fletë, sepse siç thotë Naimi, bukuri e Perëndisë ka dal’ e duket në jetë….Sëpata, që u ra përsipër drurëve të mbjellur në këtë këto masive të gjelbra ishte pikë së pari si të vreje : Qarje drurësh. Rënkime lëndësh. Rruzuj lotësh. Të përhershme ngjarje me qarje kolektive. Elipse rrathësh,agojnë shenja fjalësh.E gjithë kjo ndërmarrje masive gjelbërore u kosit ndonëse sakrifica e mijërave të rinjve thuajse shkoi dëm. Tronditja e parë është se pemët e mbjellur aso kohe janë zhdukur nga sëpata. Duhmës së urrejtjes do ti përshtatej fraza:të mbetej pema dhe të zihej me gurë sistemi zuzar. Pesë vjet më parë gjeta vetëm këtë emblemë të dikurshme aty.Një mozaik prej grui me fytyrën e aksionistes..

3.

Kapanonet e aksionistëve të dikurshëm sot kanë mbetur fjalë në erë. Sinori i saj ,pra kufiri ku zinte fill dhe ku ndërpritej e zhdukej nuk gjendet.Është i kuptueshëm sot ndërtimi i strukturave hotelieri e restorante plazhesh të cilat nga udha që zbret të lënë përshtypjen e një fshati që gjithçka e ka në gjysmë. Gjysmë hotele,restorantesh,përzierje që se merre vesh :”qeni të zonë” ku është streha e pushuesit,restoranti i gatimit se përtej dihet që është deti i kristalt.Ca vite më parë kisha dëshirë të shikoja Safa Ymerin e filmit :Malet me blerim mbuluar”,që në të vërtetë e quaja emër të krijuar ,por në fakt ishte personazh real, por që filmi kishte marrë vetëm emrin e tij. Dhe për dreq nuk shkova.

Si e quajnë Safa Ymeri ?Po ska mundësi?Si ska? Po Safai është te filmi?Epo ky nuk është i filmit.

Ndonëse djali i tij pronari i një hoteli në Jonufër më dërgonte shpesh turistë në Orik. Jonufra e dikurshme që gjelbëronte nga agrumet aktualisht është e mbipopulluar:poshtë te plazhi nga hotelet dhe restorantet dhe sipër godinat ,që po mbijnë si kërpudhat pas shiut.

Ku ishte pista e vallezimit?Atje ku shushërnin deti?Jo or,jo!

4.

Është një vend që i ka mbetur emërtimi:”Aksionistja”.

Aksionistja nuk është gjë tjetër,përvecse një kodër.Atje ku ende sot pa e ditur ku është lapidari i aksionistes.Pavarësisht qëllimit ,është një vepër e realizuar bukur me mozaik.Masivi i betonit tregon një aksioniste fytyrëbukur që ka në qafë shallin e aksionit dhe në krahë mbanë një kazmë. Kështu i kuptueshëm politizimi veprës për kohën e ndërtimit dhe motivin e saj. Megjithatë kjo vepër e bukur realizuar ne mozaik i përket artistit vlonjat, Agron Dine .

Punimi është mbresëlënës aq sa edhe sot ajo s’gjendet ndonëse degradimi nga faktorët natyror bie shpejt në sy.

Rreth ndërtimit të kësaj vepre duhet ti thërrasim kujtesës gjë që s’bindet kështu që në ndihme vjenë shtypi i kohës. Më 23 marsit 1977 këtu ka ardhur E.Hoxha dhe sikundër në Lukovë edhe këtu në pikën dominonte ngrihej një përmendore për të përjetësuar punën e rinisë.Të dhëna shkurt: 1300 ishin punëtorët të inkuadruar në sektorin e Jonufrës NB Rinia Vlorë. Në vitin 1969 u mbollën agrumet. Në këtë aksion kombëtar siç quhej ahere kanë punuar me mijëra të rinj dhe të reja vullnetarisht të cilët shkonin me detyrim për një muaj.Në fakt puna e tyre në aksionet kombëtare nuk paguhej.

-Po vepra që shkroi rinia e aso kohe ku është ?

-Mos pyet mik,gjithkund duhej të ishte, në të vërtetë asgjëkund. Kodrinat kanë mbetur ca rrafshina me ferra e bimësi.Ishte vetëm ky lapidar në kushtim të aksionistëve,shqiptarë.Rinisë,që për kohën dhe momentet ishin heroike,ndërsa sot përcaktimi bëhet ndryshe.Sidoqoftë djersa e shkuar lumë le të mbetej e materializuar sepse vendet të këtilla me agrume ka gjithkund në vendet fqinje. Kjo djersë e rinisë ,pra të djemve dhe nënave shqiptare dhe ky monument i blertë i agrumeve do tu shërbente breznive shqiptare .Por edhe ai s”është më.Po jeton ajo kohë?Ajo ka vdekur…

5.

Disa të dhëna historike: Dr Moikom Zeqo , arkeolog,historian i mirëfilltë i kësaj sfere për këtë rast duke analizuar vend-ardhjen e piktorit Onufër shkruan:”Në masivin kodrinor të bregdetit në jug të Vlorës si dhe emër i një monumenti kulti në Kaninë. Në Gjirin e Vlorës shkruan ai, është qyteti arkeologjik i Orikumit themeluar sipas mitit nga princër eubeas pas rënies së Trojës..më e pabesueshme është se në kohën mesjetare të kryqëzatave,Orikumi quhet me emrin e qytetit biblik Jerikos( muret e këtij qyteti i rrëzuan me tingujt e burive).Ky vendbanim mund të ketë qenë edhe ndonjë skelë detare,ngase të dhënat flasin se në këtë gji detar prej kohëve të lashta deri më sot gjenden mbi 13 anije të mbytura .Dhe një numër prej tyre mund të kenë qenë të vendasve, që kanë jetuar në këtë territor…”

Onufri, ndërtoi dy kisha në Jonufër, në njërën prej të cilave ai grumbulloi 9 piktorë të vegjël, të cilët, si nxënës të tij prodhonin ikona dhe mësonin në fushën e pikturës murale.

6.

Si puna e gjethes së fundit.Këputur nga vjeshta.Ikin kujtimet.Aty ska më vend, për ata që i ndërtuan brezarët.Ska më aksonistë.As kapanone aksionistësh.Ska guzhinë, që gatuante pothuajëse të njëjtat ushqime.Pilaf dhe fasule.As komandanti i aksionit, s’është më.As zhurmë mbrëmje.As boria e aksionit nuk i zgjon më herët.Mesnata ishte pak.As komunikata aksioni.As mbledhje rinie.As S .Ishte vetëm një muaj nga kalendari yt.Nga koha jote.Ata vinin nga të gjitha katundet.Sepse atje në ato katundet e tyre.S’shkonte dot një djalë i bukur.Dhe vashat nuk e gjenin dot një djalë të mirë.

Pse vazhdoni të kërkoni?Thjeshtë për arsye nostalgjie!Kjo poezi është për të vdekurit dhe të gjallët e atyre ditëve.

Këto fjalë janë për Bertin, të kujtohet Mano?Tha se vdiste për vallëzim.Pastaj shkoi të kërcente vetëm deri në agim.Me tingujt,të radios “Iliria”.Këto fjalë janë për Vitën?E urtë. bukur .E heshtur.U fejua .Shija që la pas,kur nuk shihte më.Erdhi vetëm. Iku me Guximin.

Para se të ishin takuar. Ishte flaka, që i priste.Nuk ishin ata.

Pastaj shkoi të kërcente .

Këto fjali janë për Retin.Gati me lojëra fjalësh.Për matjen e shpejtë të mendjes së tij. Për qëndrueshmërinë e përqafimit tê tij.Për shpërqëndrimin e saj.Ashtu furtunë zuri lidhje me K.

Të pathëna nga të pathënat.

Këto fjalë janë për Edën.Troç,ua tha.

-O fejohem këtë muaj, o mbeta beqare tërë jetën.

Këto fjalë janë për Poraqin,ç”nuk bënte për të rënë në sy.Njëzetënentë ditë.Në sulm.Nga dy norma.Nga 2 S në ditë.

-Jepi,Poraq!Punojnë qorrat,hanë horrat.

Ditën e tridhjetë.Dikush e ftoi në kërcim.Kërciste fizarmonika.

-Mos më thuaj se hëna po shkëlqen/më trego shkëlqimin e dritës…

-Ua!Qënke poet.Nuk jam unë është Cehovi.

Pastaj vala e valëzuar.Deti.Heshti.

Vinin fizarmonikët plotë me aksionistë.Valixhet e drurit.Shalli i aksionit.Përqafimet.Loti që binte fshehtas.Ikinin ndër viset e tyre.Vinte turni tjetër.Ishin më të qeshur.Shaka me kripë.Shaka pa kripë.

Ata rrinin deri në ag.Shihnin yjet.Mjegullnajat.

Rrëzimin e meteorëve. Digjej kashta e kumtrit.Flakë në hënë.Koha s’besonte tek ata.Ata e ruanin në shpirt. Një mister besimi. Si të thuash.Se drita me të vërtetë kthehet.