Kënaqësia që i sjell poetes Fotinia-Dr. Selman Meziu


        Fillim prilli, pranvera i ka veshur natyrës petkun e saj. Njerëzit i befason, i gëzon, i lumturon e bukura që vështrojnë përqark. Ndërsa kecat e qengjat hanë me kënaqësi bisqet e reja. Poetëve ju biskon frymëzimi nga degët mbushura me lule. Nga bletët që mbledhin nektarin e kryejnë pjalmimin. Gjithçka bukuri ndjellëse që tërheq poetët të shprehen në vargje. Ndërsa kësaj radhë poetja që më shtyu të shkruaj, është shprehur me pak fjalë: ‘’Mjaft bukur duket.,,Dodona Qose, (11.04.’24) 

Dr. Selman Meziu

    Bulevardi i Tiranës ndërmjet Muzeut Kombëtar dhe Hotel Tirana deri te ish stacioni i trenit ka marrë emrin e ri ‘’Zogu i  I,, Ka histori të shumta ky, po kaq, edhe emërtime që dallgëzohen e përplasen në kohëra e hapësira  gjithnjë në ndryshim. Na pëlqen ose jo neve që jetojmë dhe atyre që ishin. Secila  kohë vuri vulën e vet.  Edhe kjo e sotmja ka vënë të sajën. Kuptohet me mënyrën e vet, me idetë, projektet e brumin e vetë të dijeve.

     Nën kurorat e drurëve zbukurues të ilqeve përherë gjelbërta po mbillet fidanë të shkurres zbukuruese Fotinia. Një lloji që tani të ndjell bukuri, me gjethet e kuqe ose majat e tyre me ngjyrë të tillë. Këto përbëhen nga degëzime lartësi ndryshme. Dikush ka vendosur që t’i mbjell, në të dy anët e këmbësores. Ku të pështiros toka e thatë e ngjeshur me gunga e gropëza.  Punëtorët kanë filluar punën. E tani mirësisht kanë korrur urimet e kalimtarëve të zakonshëm.  Edhe të botanistëve e biologëve. Edhe të poetëve e poeteshave etj. Atyre ju buzëqeshin  këto qytetar tiranas. Ndërsa punëtorët dikush i përshëndet: ‘’Punë të mbar!  Ju lumshin duart!  Deri dhe  me vlerësimin ‘’Sa bukur!,,  Deri këtu duket se gjithçka shkon për bukuri.

      Në vendin e tyre, kështu në rresht pothuajse dhjetë vjet më parë ishin mbjellur shkurrëza zbukuruese të tjera. Edhe mbjellësit edhe materiali bimor i vendosur morën urime. Kalimtarët po kështu i përshëndetën e uruan. Fidanat e shkurrëzave  ishin kështu në vazo (saksi). Nuk ka randësi nga çfarë shteti vinin. Thuhet se vinin nga Hollanda. Ndoshta. Hidhnin shtat, rriste krahët e gjelbërta edhe ilqia krenare zotëruse hapësirash. Njëherësh e shtonin masën e lulëzonin shkurrëzat. Kaluan vitet dhe dushku përherë gjelbërt shtoi biomasën. Bashkoi kurorat, ku ato u puthën. Peizazh mrekullues i një tuneli të gjelbërt.  Mirëpo ato krijuan një hije të ftohtë në dimër e të lagësht. Ku bimësia zakonisht është në pushimin vegjetativ. Kështu shprehen biologët.  Ndërsa verës nuk hynin rrezet e dritës së diellit te shkurrëzat e tulatura.

      Çfarë ndodhi më pas?  Përse vallë u zhduk gjithçka? Në luftën për mbijetesë fitoi më i fuqishmi. Më shtatë larti. Të vegjëlve ne vitet e para iu mungoi uji. Ujitja sidomos në muajt e thatësirës. Pra starti, nisja u vështirësua nga substanca e parë e osmozës.  Ku nëpërmjet dritës do të zhvillohej fuqishëm fotosinteza. Gjeneratori prodhues i biomasës së gjelbërt. Ato mbetën prapa në zhvillimin e tyre normal. Në vite iu mungoi prashitja, plehërimi, shoqëruar me mos dhënie ujit. Sepse edhe bimësia e arave, kopshtijeve, lulishteve, janë si fëmija, duan kujdesie deri sa të rriten pak sa, të hedhin shtat.  Kështu që e keqja, mbrapshtia ju filloi që në femini.  Vitet kalonin dhe po ndihesh çdo stinë, vit e me tepër mungesa e dritës. Gjë e cila dobësoi se tepërmi në këto shkurre zhvillimin e fotosintezës. Vitet kalonin dhe shkurrëzat tona zbukuruese filluan të zhduken, të thahen, të vdesin. Derisa boshllëqet e sotme të ngjallin neveritje, por edhe keqardhje për trajtimin pa kulturë lulishtari të tyre.

      E njëjta ‘’epidemi,, zhduku mijëra shkurre zbukuruese në dy anët e bulevardit të ri.   Atje vitin e parë që u ujitën, jetuan e lulëzuan. Ju dhuruan shetitësve, kënaqësi shpirtërore, bukuri emocionuese e ajër të pastër. Bulevard i ri fillon pas unazës që  lidhet me Tiranën e Re nga perëndimi dhe nga lindja me Fakultetin e Mjekësisë. Ky bulevard mjaft i gjerë me konceptim arkitektural perëndimor vazhdon deri rrazë kodrave të Paskuçanit. Ku vërtet u derdh plotë dituri, shkencë, shije arti, arkitektura e lulishtarisë.  E kjo u shkri me mjeshtërinë e njohuritë e thella profesionale të  lulishtarëve.  Ku pedagogu Selman Shquti ka luajtur rrolin e tij të madh, me korrektësinë e zbatimit të projketit e disiplinën e mbjelljes së tyre.  Edhe këtu ndodhi tragjedia e shkretimit. Zotëruan mjedisin vetëm drurët zbukurues, kryesisht pisha e butë. Ato fatmirësisht mbijetuan. Fatkeqësisht poshtë tyre tani ka veç barishte që shtrihen si qylyma të pa dëshirueshëm. Edhe këtu kemi shkretizim. Sigurisht vetëm lulishte, nuk është. Sepse nuk sjell kurrfarë kënaqësie estetike.  Nuk të befason, habit e dhuron aroma lulesh e oksigjen të pastër.

    Kthehemi të arkitektura e re peisazhistike. Ajo po dhuron kënaqësi këto ditë pranvere. Sigurisht të gjithë gëzohen. Mirëpo mjerisht, kjo do të zgjas pak, shumë pak.  Gabimi i kryer nga lulishtarët që ia varën të keqen në qafë shkurres së Fotonies.  Ajo për nga kërkesat ekologjike është tipike dritë dashëse.  Që këtu nis, fillon, gabimi fatal. Ato kanë marrun lekët, taksat e qytetarëve, por na kanë projektuar e zbatuar dështimin.  Kjo ka ardhur ndoshta se ato nuk njohin kërkesat ekologjike të kësaj shkurreje. Mund të mos jenë lulishtar, por si i thonë i kane hyrë detit ne kam. Dhe tjetra, ndoshta ato kanë menduar të na mashtrojnë, të marrin paranë e të bahet çfarë të dojë më pas.

          Edhe po qe se ujitet me sistem tubacioni izrailian, me pika pika ose me ujtje me tuba gome. Fundi i tyre do të jetë dështimi. Kjo ka ndodhur edhe në lulishten në qendër të Tiranës.  Në fillimet e saja ka patur shkurre, gjysmë shkurre, bimë barishtore shumë  vjeçare, zbukuruese. Jo pak por me mijëra të tilla. Tanima ato janë zhdukur. Kanë mbetur disa shkurre, shkurrëza e drurë zbukurues të pa krasitur që i shëmbëllejnë  më shumë një pylli të  hasdisur natyror. Edhe këtu nuk janë kryer kujdesime kulturore. Aty është zhvilluar lufta biologjike e mbjetesës e egër. Kush të jetë më i fuqishmi të mbijetoi. Arkitektura peizazhistë e projektuar e zbatuar në atë lulishte ka vdekur, është shuar, është deformuar, është shpërfytyruar.  Gjë të cilën unë e kam shkruar në librat e mi se çfarë do t’i ndodhte kësaj lulishte. Ruajtja e ekuilibrave biologjike, hapësirë jetese nën e mbi tokësorë nëpërmjet krasitjeve të specialistëve, kujdesimet kulturore të tyre janë kolonat e mbajtjes në jetë  e kryerjes se funksioneve zbukuruese të një lulishteje.

     Edhe poetja Dodona shprehet me mjaft zgjuarsi ‘’Bukur duket!,,    Sepse më vonë nuk dimë se çfarë do të ndodh. Ajo ka të drejt. Unë e ndihmova duke i dhanun ‘’oksigjen,, njohje se si do të përfundojnë këto fidana. Edhe sepse ky lloji, Fotinia, nuk është i përshtatshëm për bordura ose gardhe të gjelbërta në këto mjedise. Ne verë do të shikoni në gjethe pikla ndryshku, të cilat i ulin rritjen dhe hijeshinë. Nuk na ka mbetur gja tjetër veçse, të presim  një tmerr pa fund me investimet në lulishte nga taksapaguesi  kryeqytetas e ma gjanë.