Justifikim vehtes-Suzana Rama


Suzana Rama

Nëse ndonjë ditë,

ashtu rastësisht,

kujtohesh për mua,

mos më kërko,

mos ma thuaj,

tashmë, jemi dy të huaj.

Të lutem dhe buzën,

mos e vër në gaz,

s’ka kthim për ne pas,

do të vlente më shumë,

një i thjeshtë vështrim,

që të ketë brënda,

ndopak pendim….

një palë sy të ulur,

me sadopak trishtim.

Dhe vetëm kështu,

do të mund të gjeja,

një të bukur justifikim,

për këtë shpirt të lodhur,

tek ndjenja dorëzuar,

do të kujtoja me nostalgji,

të ëmblën dashuri,

edhe pse ishe ti…..