Kamarierët e verbër, të lokalit në errësirë-Ndue Ruçi


“Çudira lajmesh, ” për të verbër!…

Në një lokal, si kamarierë.

Çdo gjë, shërbehet në të errët…

Klientët marrin që në derë.

Mirëseardhjen, tek urojnë,

Duke shërbyer, plot dëshirë!.

Ashtu… në terr, i shoqërojnë…

Në tavolinën, krejt të lirë.

Pasi u marrin,porosinë,

Nxitimthi ikin në banak.

Dhe orientohen, më së miri!…

Shërbimi kryhet, për merak!.

Dhe, shpesh klientët i ndihmojnë,

Ta marrin kafen, krejt në terr!…

Disa klientë, edhe gabojnë,

Se kjo ju duket, si një tmerr!.

Dikush kërkon edhe ushqim.

Çdo gjë shërbehet, plot finesë!.

Këtu shërbehet, çdo gatim.

Tek mbahen pjatat, me kujdes!.

Këtu, askush, asgjë nuk sheh.

” I verbër, ” bëhet çdo klient…

Vetëm nga zëri, tjetrin njeh.

Nëse ndonjëri, një gjë flet.

Lokal i zhytur, n’errësirë!…

Veç zërat ndizen, si pishtar.

Për jetën flasin, duke pirë…

Ç’na qënka jeta, një thesar!…

Përreth dëgjon një, mërmerimë…

Dhe pezull, sillet nëpër ajër…

Me copra frazash, tavolinë…

Ndonjë dëgjohet dhe më pastër.

– O, Zot!… – Njeriu… – Dashuria…

– Ç’ne Jeta?… – Djalli?… – Ah, kjo botë?…

– Ja kafja!… – Ah!… – Po lumturia?!….

– Epo!…. – Ju lutem!… Dhe një gotë!…

Përplasen zërat, nëpër terr!…

Shkëndia shkrepin, si në ëndërr…

Se verbëria, s’qënka tmerr!…

Kur dritat ndizen, në cdo zemër!.

Këtu, askujt s’I duhen sytë.

Tek hanë e flasin n’errësirë…

Si ky lokal, a ka të dytë?…

Ku, dritë e zemrës, ndrit më mirë!.

Më pas, përjashta, ata dalin…

Dikush nga rrobat, pak I ndotur.

Me pak humor, mes tyre flasin,

Aspak, nuk ndjehën të brengosur.

Dhe, s’mbetet fai të kamarierët!.

Ata, gjithnjë mbetën korrekt.

Por, tek ata që në të errët,

Dot s’u mësuan, si klientë!.

Dikujt i duken, si çudira!…

Ndaj, nga kureshtja, pyet një shok.

Por kur në zemer, lind dëshira,

Me pak besim dhe qiellin rrok!.

Askush s’do ndjehej si I verbër,

Kur, empati, i tregon tjetrit.

Përndrisin dritat, në çdo zemër!…

Tek sheh çdokush , me sytë e shpirtit!.

Kur ëndrra, bëhet rrealitet,

Si pika vese, ndrin dhe loti!…

Dhe çdo njeri, nga zemra flet!,

Një mrekulli që vjen nga Zoti!!…

Mesazh na vjen, nga ky lokal

Që specifik e mban një emër.

Me një shërbim, tepër special!.

Ku, kamarierët, ka të verbër…

* * *

Shënim.

Në Paris dhe në qytete të ndryshme të botës, ka lokale të tilla, ku përsonat e verbër shërbejnë, si kamarierë.

Edhe këtu, në Tiranë, para pak kohësh, është zhvilluar një projekt i tillë,nga Qendra e rehabilitimit dhe Shoqata e të verbërve.

nga Qendra e rehabilitimit dhe Shoqata e të verbërve.