Kasam Shaqirvela:Për mësuesit dhe mësuesinë


Poezi nga: Kasam ShAQIRVELA

*

PËR MËSUESIT DhE MËSUESINË

Ju mësues, kurrë, nuk u lodhët!

Porsi bleta dijen mblodhët

Nëpër hoje në banka shkolle

Veçse dije në nxënës mbollët

A,B,C-në kur na e mësonit

Rrugës dijes kur na drejtonit.

Dallëndyshja thuan se shtegton

Dhe e hap pranverën me blerim

Rrugëve të gjata ajo kalon

Jetës së saj gjithnjë n’fluturim

N’ngrohje zemrash gjaku t’vjelur

Cep më cep sinorit prej Arbërie

Farën e dijes duke e mbjellur

Me mundin e vet prej mësuesie

Për gjuhë, për komb, për lirinë

Për ta ndritur mëmë Shqiptrinë.

Mbase shekujt edhe kishin fjetur

Nëpër net dimrash përplot me stuhi

Por zelli i dijes, kurrë nuk është tretur

Edhe sot bën dritë për njerëzi!

Sa herë që koha s’ishte për muzikën?

Kur mjegulla pjellte, këlyshë e xhindë?!

Po aq më e rëndë ishte për lirikën

Sepse, saga kujën kurrë s’e lindë!

Besa, gjuha edhe krenaria

Janë tipare boshti, janë vetë uni

I atij pedagogu arsimdashës,

Atij atdhetari me peshë kanuni

Tufanet e zeza, ata kurrë s’i thyen

Së bashku me shokët e idealit

As mendjen mbrapsht s’ua kthyen

Gjuhën shqipe ia vunë yll ballit!

Nuk gjej dot fjalë tani të rrëfehem

Sepse, prapa s’mund të kthehem!

Pra, mësuesi im, ti dije mirë!

Se, të tjerët një borxh ta kanë!

Kurse unë? Unë t’i kam borxhe dy!

Njërin që syve mu dhe dritë të dëlirë

E tjetrin për djegien tënde si qiri!