Katër yje e humbën rrugën…Moza Reçi Shehi


Moza Reçi Shehi

Katër yje e humbën rrugën…

U shkulën nga zemra e tokës…!!

E mbyllën jetën, si një ditarë që ju jep fund historive.

I pashe në gjumin e thellë të mesnatës së errët…

U thashe, mos u ligështoni, se muzgu disa herë është ma i ëmbël se agimi…!

Ju jeni të tanët, e ne jemi për ju.

Te mbyllin një histori në momentet më kulminante,

Të themi fjalë mallkimi…,

e të shkruajmë rrjeshta pikëllimi…

Shtigjeve të pa rrahura, do të shkël hija juaj.

As ditëlindjen dhe as datën e vdekjes

nuk e deshet mbi pllakë,

Vetëm kërkuat një dorë, paçka pse me rrudha, por të ishte e ngrohtë… kur të ledhatonte netëve të ftohta.

Do të shëtise rrugicave hija juaj,

të matet me yllin e mëngjesit.

Të pash moj e mjere!!.. kur vetmohove vetveten,

sepse kërkove triumf për të dënuar me vdekje jetën…

Do të ngrihen për ty teza e hipoteza që të trembin…,!!

Lakun e këmbëve të përdredhin.

E jotja qe dhunë me heshtje

Urtësi e luftës me mendjen

kafshove mishin tënd.

Të pashe kur shkove dhe more tre trëndafila, me kredi…

Borxhin e le mbi dhe… ta paguaj vetgjygjësia…

E ndjeva kur hodhe hapa të ethshëm, nga frika shkele mbi trupin tënd…

Në çast u bë vetetim e bubullinë,

triufti jotë i nxorri lotë dhimbje edhe qiellit.

Yjet u përplasen e nxorën shkëndija frike…

Ti ju dorzohove fatit pa fat,

pikëllimin që ta mbështolli shpirtin me jorganin e qiellit.

Trëndafilat të humbën,

të ranë nga duart, e si kape më dot.

Ti rrëmbeu rrjedha…u fikën tre meteorë në çast..!!