Kënga ime fluturon…Leonard Pipa


Kënga ime fluturon përmbi qiej të askundit,

Lahet lyhet nëpër diej pastaj shuhet tej përfundit!

Sa lëngon si zog pa pëndë poshtë në gurin e vetmisë,

E var kokën majëshkrepi nëpër hon ti japi sisë…

Në u ngjalltë…se do të ngjallet atij terri flokë rënë,

Zjarr si ëndrra do kallet do të ngrihet shpresës ndënë.

Prapë do digjet do përdigjet nëpër kuq e nëpër zi,

Gjersa buza në qeshor ty të piqet si qershi.