Prita e muzës-Seti Pezaku Vladi


Nata ju veshi pelerinën e xhindit

T’i bënit pritë agut të muzës.

Shkelët mbi shkallët e shpirtit

Thurur me zilka bulëzash vese

Duke ecur pa dhembje

Si mbi gjethe të kalbura vjeshte.

Kruspulluar,

Në një skaj të ëndrrës

Rrijnë fjalë të pathëna,

Si gjëmba trëndafili shpojnë.

Hëna,

Në heshtje

Jua gëlltiti qetësinë.

Retë e zeza kacavaren

Në krifat e erës

Që qiellin mbajnë mbi shpinë.

Përtypni tani lulegjembi

Në vajtim të mbytur

Nën drita vetëtimash!

@Seti Pezaku Vladi

27/11/2023

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti