Kërko çfarë të duash-Zymer Mehani


Zymer Mehani
Kërko çfarë të duash

O vëlla, kërko çfarë të duash
Fjalë, besë, dashuri, shpresë!
Çfarë të duash, vëlla kërko!
Respekt, nder, punë, vlerë!
Nëse je i pagjumë,
Në krahë të të përkund unë.
Dhe i etur po qe se je,
Me lot etjen unë ta deh…
Edhe vetmi nëse ndjen,
Për shok vargun tim e gjen…
Gjithçka, vëlla më kërko,
Veç kombin kurrë mos e moho,
As atdheun mos e braktis,
Mos i shërbe kurrë pabesisë!…