Këtu të treten eshtrat-Ajri Ramaj


Te vëndi im,te ty dashur do të vijë, mos më prit atje ku më keni pritur,

Mos qëndro e ligur, mërzitur në ankth, s’do të jetë takim i largët.

Rri e qeshur e gëzuar si nga herë, sikur t’jesh gjithnjë pa halle n’jetë,

Pa çka, se hallet s’mbarohen kurrë, e po të thuash, s’do ta di askush.

Mos të mbre malli që ke në shpirt, zëre se ai më as nuk egziston ,

Mundohu,atë ta hedhësh tutje, të ndihesh më e lumtur në shpirt.

Së shpejti do të vij e më s’do të iki, me ju do të kaloj kohën e mbetur.

Me thonj, zvarrë do hiqem,këtu do të vdes dhe eshtratë këtu të treten,