Kjo botë-Suzana Rama


Nê këtë botë,

me ngjyra plotë,

agime plot dritë,

dhe netë të qeta,

me ngjyra nëpër ditë,

na gëzon përhera.

Unë i dua ngjyrat,

fokusuar tek lulet,

më intrigon ylberi,

mbas shiut në qiell,

fushat mbuluar blerim,

retë, që i sfumon dielli.

Të gjitha ngjyrat na japin,

ndjesinë mëse të vërtetë,

sa e domosdoshme është,

dhe sa e bukur kjo jetë,

ku ngjyrat zëmra zgjedh,

ndaj buzqesh çdo mëngjes.

Zëri I nënës, ngjyros bardhë,

për fëmijët teksa kujdeset,

në shpirt asaj i ka ardhur,

pranvera e përhershme,

dielli i jetës është Fëmija,

botën rrotullojnë ngjyrat e tija.