Dhe skanë të sosur midis vedi
armiqësit ..
ndër miqë e pragje,
ashtu siç djalli aq shum i deshi..
të shpërndarë,
si pika uji në katarakte !
Ti buzëqeshësh njeriut të mirë,
është ‘herezi’ ..
të respektosh të mënçurit ..
mallkim ,
të duash të urtin, është hipokrizi,
të përqafosh tradhëtinë ?..
Është ” aferim ” !..
Të sillesh normalë është
‘ çmënduri ‘..
rrugëve ku shkonë e gajaset injoranca,
të ulësh kokën ..?
Të marin për tjetër njeri..
në kët bot ku ligësia ka hedhur
” spirancat ” !
Mos shko udhës së tyre,
o njeri i mirë,
në qoftë e thënë shko udhëve me baltë e gurë,
mëngjeseve vështro qiellin
në të gdhirë ..
dhe vrapo pas dritës pa u ndalur,
kurrë !
Kështu do shkojmë në fundin e kësaj bote pisë,
mes lëtyrash
duke ecur përkrahë tyre çdo ditë,
ata duke vrapuar drejt delirit të ‘ zi ‘ ..
të ‘madhështisë’ ,
të mirët udhëve të Zotit duke shpërndarë dritë !
Kështu do të ecim udhëve të mjegullta ,
me hirë, e pa-hirë ..
mbështetur tek fjala e mënçur
e heshtur ..,
do ta kemi gjithmonë pranë neshë ..
njeriun e pështirë ,
si një ogur i keqë, i një kohe që duhej të kishte vdekur !..
@Tomi Buzi.
