“Kontinenti i Shqiptarëve,dikur quhej Pelazgjik,”i Ferit Arifit-Nga Halil Xani


Redaktori: Halil Xani
PARATHËNIE
Propozimin e mikut Feri Arifi, që të jem redaktor dhe lektor i librit “Kontinenti i Shqiptarëve, dikur quhej Pelazgjik,” e pranova me kënaqësi. E para, se e kam mik të vyeshëm, është i palodhshëm, këmbëngulës për ndriçimin e të kaluarës së lashtë të shqiptarëve, dhe e dyta, doja, që nga të parët, të njihem me përmbajtjen e këtij libri mjaft interesant dhe përmbajtësor. Feri Arifi, deri më tash ka botuar shumë libra, nëpër shumë shtëpi botuese, në Tetovë, Prishtinë, në Shkup, kurse tash lexuesit i sjell librin më të ri, me 250 faqe B.5, dhe me mbi 550 fusnota si dhe me shumë faksimile, fotografi dhe fakte të mbledhura nga vetë ai, e pak të huazuara nga interneti. Pjesa dërrmuese e veprave të Feri Arifit, si studiues janë serioze dhe me karakter historik, sikundër edhe ky dorëshkrim me peshë të veçantë dhe shkencor për Kontinentin Pellazgjik. Pra, kësaj radhe, autori, historiografisë shqiptare i dhuron një studim serioz, që shkruhet për herë të parë në trevat shqiptare. U ndieva i privilegjuar për besimin që m’u dha nga autori. Si redaktor i këtij libri pata rastin që ndër të parët të njihem me përmbajtjen e librit shumë interesant. Feri Arifi, me plot të drejtë mban epitetin e studiuesit të kujdesshëm në Ilirik nga shqiptarët. Atij iu desh të lexojë shumë libra, të hulumtojë shumë arkiva, të krahasojë të dhëna nga shumë autorë të huaj e shqiptarë, për të ofruar të vërtetën mbi lashtësinë e shqiptarëve të sotëm, si pasardhës të ilirëve e pellazgëve të “Kontinentit Pellagjik”. Kjo detyrë, nuk ka qenë e lehtë për autorin, në vend që këtij proekti t’i kapen ekipe historianësh, edhe pse kjo ishte e pakapshme për një autor, por, përpjekjet disavjeçare të studiuesit, janë shumë të mëdha dhe më në fund ia doli, me forcat e veta. Ai gjen mjaft të dhëna se grekët dhe të tjerët nuk kanë të bëjnë fare me pellazgët e as helenët, të cilët ishin 100 për qind shqiptarë. Sa e sa herë, autori e nënvizon se “Serbia, Greqia, Maqedonia dhe shtetet e tjera sllave, janë rrena e madhe e historisë në Ilirik – Ballkan”. Duke i parë se nga rrjedhin fiset, ky i hyri kësaj pune të vështirë, por, që nesër, pasnesër, me këtë temë të merren studuesit e rinj, që të mos i mbulojë pluhuri i harresës, pellazgët dhe Kontinentin Pellazgjik, siç na kanë harruar në Ilirik, nga viti 1830 e deri më 2001, kur na i morën disa pjesë të territorit tonë. Studiuesi, Feri Arifi, me këtë vepër u ka hapur rrugë akademive tona për t’i bashkuar të gjitha forcat, për të hedhur dritë, për fiset shqiptare në Pellazgji. Sot shtetet e reja (të krijuara në Pellazgji) kanë problem me etnitë e instaluara nga autorët e rremë. Pra të gjithë banorët mund ta dinë se kush janë, në bazë të ADN-së dhe se dalin kushëri të afërm dhe të largët të Evropës PELLAZGJIKE ndërsa 20% janë ardhacakë sllavë, më 1878, që nuk e njohin njëri-tjetrin. Ka nga ta që dikush nuk ua nohin gjuhën, dikush emrin e dikush as kishën. Sipas shënimeve të autorëve të vjetër, do të gjeni se ata kanë thënë, se fiset ishin shqiptare, tonat, duke filluar nga pellazgët, etruskët, hititët, helenët, epirotët, thrakët, dakët, mizët, tribalët, dalmatët, dardanët, dhe qindra fise të vogla. Britania është formuar nga Brruti i shqiptarëve. Ky libër i konceptuar me kaq përpikmëri, në këtë strukturë, është vlerë e padiskutueshme shkencore historike, e kombit tonë e për kombin. Kjo dëshmohet nga të dhënat që janë marrë (ato më kryesoret) nga autorët me renome botërore. Mirëpo, gjatë leximit të librit, lexuesi duhet të jetë i vëmendshëm, për ta kuptuar autorin, se Evropa është emër shqip dhe Pellazgjia, ishte Kontinent i Shqiptarëve. Autori me këtë vepër hyn thellë e më thellë, e më shumë se autorët tjerë, që nuk e patën guximin t’i qasen kësaj teme. Shumica e fakteve, janë bazuar në burimet arkivore, nga librat e shkruar dhe artefaktet e vjetra shqiptare, të këtij Kontinenti. Gjuha e përdorur e këtij autori është e përshtatshme për shumë lexues, por është edhe tërheqëse. Një libër i tillë i ka munguar historiografisë sonë shqiptare. Për fund e përgëzoj autorin për këtë vepër madhore dhe do të sugjeroja që mundësisht ky libër të përkthehet në gjuhët e huaja, si në anglisht, gjermanisht, frengjisht, spanjisht, turqisht, greqisht dhe bullgarisht, etj., në mënyrë që edhe ata të njihen me faktet e vërteta e jo me rrenat e autorëve të ndryshëm. Autorit Feri Arifi i dëshiroj shëndet të mirë e suksese në realizimin e projekteve të tjera që ka në dorëshkrim.
Janar, 2024