Kot hero-Nexhat Bexheti


Nën prezencën e ndërmjetësuesve

Dhe mediumeve,salla e stolisur

Duart u shtërnguan,a e haruat

Duartëtrokitje,u gëzuan

Lufta, le të harohet,pse

A do harojë,e gjora nënë

A vlenë edhe për nënën paqja

Shiqimi i ngeli nga shpina e djalit

Duke pritur,t’ia shohë fytyrën

Natë e ditë pa gjumë,sy përgjakur

Nuk e dinë se a do i kthehet djali përmallë

Fëmijët e trishtuar,me lotë për fytyre

Ecin andej nga u iku baba

Kthehen turmat pa gjymtyre

Do gëzohemi që njeri të jetë babai

Fëmi bëhuni krenar ndëgjohen zëra

Nga do pjanecë,e do sharlatanë

Fati diskutabil si ngelën gjallë

U ra hise,t’i hanë frytet e tragjedisë

S’e meritojnë epitetin e fitores së dhuruar

Na thuan,ndihuni krenar, babën hero

Heroi nuk ka formë,as nuk fletë

As nuk do bjerë bukë në shpi

Për tjerët,fjalë shumë e lehtë e madhe

Për ne fjala hero,na i shpërthen lotët

Ata krenohen për humbjen babait tonë

Ju mereni heroin, neve na e ktheni babain