Esenin-Letër nënës-Përktheu: I.Kadare


Nga S.Esenin

…Gjallë je, ti moj nënokja ime?

Gjallë jam edhe unë… të përshëndes.

Paqja e mbuloftë, këtë mbrëmje?

Izbën tënde deri në mëngjes.

Mora vesh se ti je merakosur.

Atje larg për mua përsëri.

Se ti shpesh del rrugës e brengosur.

Mbështjellë me të vjetrin shall të zi.

Kur e kaltër mbrëmja bie pranë.

Të fanitet ty gjithmonë sikur.

Diku mua larg ne një mejhane.

Një i dehur thikën po ma ngul.

Kot ti nënë rri me gjak të ngrirë.

Ky nuk është veç vegim i zi.

S’jam aq vagabond i pamëshirë.

Sa të vdes pa të shikuar ty.

Unë i ëmbël jam prap si më parë.

Endërroj kur fushat larg vërej.

Që së shpejti nga këto mejhane

Në shtëpinë e vogël prap të kthej.

Do të kthej athere kur të mbushet

Kopështi ynë i bardhë me blerim

Vetëm ti si tetë vjet më parë.

Mos më zgjo herët në agim.

Mos m’i zgjo ti ënderrat që m’u zverdhën

Mos kujto atë që vate e shkoi…

Se në botë humbjet edhe lodhjet

Herët i provon, nënë moj.

Mos m’u lut t’i falem Zotit prapë!

Tek e shkuara nuk ka më kthim.

Vetem ti je gazi im i vetëm.

Ti e vetmja paqe e shpirtit tim.

Pra ti flaki brengat nëna ime.

Mos u trishto për mua përsëri.

Dhe mos dil aq shpesh tek rruga e madhe.

Mbështjellë me të vjetrin shall të zi.

Përktheu: I.Kadare.