Kozeta Zavalani:Të dua toka ime!


Kozeta Zavalani

Të dua toka ime!
Kanë thënë se këtu
është më e ëmbël balta,
se mjalta…
Por nuk kanë thënë se:
Edhe shpresat humbin
si në trekëndëshin e Bermudeve,
nëpër stacionet,
që presin e përcjellin dhimbjen,
plot ikje e lamtumira…
Toka ime,
ku shikimiet e njerëzve thyhen
e humbasin bashkë me shpresat,
në një mister.
Mbetet vetëm dashuria dhe ideja e braktisjes,
sepse njerzit nuk mund të mbijetojnë,
në këtë krizë të thellë.
Stinët ikin të penduara!
Ndoshta edhe ato kërkojnë një fat më të mirë,
një vendstrehim ku të gjejnë shpirtin e harruar,
një vend ku të jetojnë për të shpresuar!…