Krahë-Fatmir R Gjata


Fatmir R Gjata

Prita të më dilnin krahë,

plotë me pupla veç njëherë

Sa të fluturonim bashkë,

nëpër qiellin me erë

Nëpër mal të mallëngjyer,

kur të binte borë e parë

Por kur vajta nëpër hone,

të gjithë floçkat ishin tharë

E ç’ti desha krahë të shpendit,

ahh kur forcë më pati lënë

Shkont’e vinte rrokullisur,

aty pranë një gjysëm hënë

Sa mësova kush ma vodhi,

gjysmën tjetër me habi

Nuk e pashë më hënën tutje,

se u tret kur binte shi

Ndoshta ishte një fundstinë,

ndoshta vetëm shpresë e vrarë

Nuk më dolën krahë tek supet,

por rrodh gjak nëpër damarë…