Kthehu tek unë !Eduart Veli


KTHEHU TEK UNË !

Përse më ke ikur,ku ke shkuar ?

Bashkë ,kemi qënë të pandarë.

Vetë Zoti i Madh ,na kish bekuar.

Përse më le ,me zemër të vrarë?

Ktheu te unë,me lot në sy po pres.

Në cilat sinore bosh ti ke shkuar?

Pa ty,s’kam frikë, edhe nëse vdes.

Vetja më duket ,si murg i harruar!

Ku je ,në cilat rrugë je ngatërruar?

Apo mos vallë si hije po më ndjek..?

Eja në rrugën time,mike e praruar .

Me ty rinohem ,sa herë që të prek!

Kthehu te unë ,sepse më mungon

Pa ty,kjo botë më duket e shkretë.

Pulsin e jetës që flet,ti a e dëgjon?

Se besoj që ke ikur nga unë vërtetë ?

Të kërkoj në Hënë,por atje stë gjej.

në Galaktikën e pafund , të kërkoj .

Aromën tënde,aqë pranë e ndjej..

Më ndjek nga prapa,kudo ku shkoj !

Kthehu,te unë ,thërras si bubullimë

Por zëri im.., në shkretëtirë humbet.

Eja tek unë së bashku le të rrimë…

Kur jam ne ty,më duket vetja mbret