Ku është e vërteta
pa më thoni mua,
unë kurrë s’e gjeta
mos e gjetët ju?
Kërkova kudo
qytet e malësie,
mezi gjeta
një fije drejtësie.
Drejtësia ka humbur
diku në humnerë,
nuk di a do t’mundet
dikush me e nxjerrë.
Në kopshtin me lule
aty ku punon bleta,
aty është drejtësia
dhe e vërteta.
Nuk ka më lehtë
në këtë dhe
që e vërteta
t’dominojë ndër ne.
Një ditë takova
një burrë të vjetër,
fol gjithmonë drejt
se nuk ka rrugë tjetër.
Fjalët e plakut
unë i respektova,
por të vërtetën
askund s’e takova.
Prandaj o njerëz
për atdhe punoni
dhe vetëm të vërtetën
gjithmonë e kërkoni.
Drejtësia është si hëna
natën kur ndriçon,
e vërteta është si dielli
kur rreze lëshon.
E vërteta ka mbetur
vetëm fjalë në letër,
e në praktikë
krejt diçka tjetër.