Kujtimet si dallëndyshet janë-Maksi Luci


Kujtimet si dallëndyshet janë
Mes krahësh që në qiej mbrijnë
Herë na bejnë të qeshim e qajmë
E herë mbi altarë të ndezim qirinjtë…

Dallëndyshet vijnë veç në pranverë
Flatruar nga ato të largëta vise
Kujtimet me ne mbeten përherë
Në fluturim si dallëndyshe…

Sa njerëz nga tanët ikën e vanë
Ne një botë të ndertuar ndryshe
Njerëz të dashur nëna e baballarë
Rroni si lulet në tonat kujtime…

Dallëndyshet vijnë veç në pranverë
Flatruar nga ato të largëta vise
Kujtimet me ne mbeten përherë
Në fluturim si dallëndyshe…

Sa njerëz nga tanët ikën e vanë
Ne një botë të ndertuar ndryshe
Njerëz të dashur nëna e baballarë
Rroni si lulet në tonat kujtime…